Mëngjesin e 26 nëntorit, Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë ngriti Shtabin e Emergjencës për t’i ardhur në ndihmë nevojave të lindura pas tërmetit.
Që në orën 08.00 të datës 26.11.2019, pra vetëm pak orë pas tërmetit që tronditi vendin, Urdhri i Psikologut ka nisur menjëherë organizimin e punës në terren fillimisht në Durrës, qytetin më të prekur nga katastrofa. Më pas puna u shtri në Thumanë e qendra të tjera, ku u mblodhën të dëmtuarit. Aktualisht jemi shtrirë në një rreze gjeografike prej 13 qytetesh dhe një mori komunash ku ka pasur apo janë vendosur të dëmtuar. Koordinatori i Qarkut Durrës z.Elton Kuqja ka koordinuar këto ditë mbi 200 psikologë që kanë dhënë ndihmë në terren.
Numri i fëmijëve që u është ofruar shërbim është rreth 461. Shtabi i Emergjencës i Urdhrit përbëhet nga 14 psikologë të ndarë në qarqe të ndryshme të vendit.
Shtabi i Emergjencës i Urdhrit të Psikologut drejtohet nga:
- Dr.Valbona Treska, Presidente e Urdhrit, kryeson Shtabin e Emergjencës së UP. Nr. kontakti: +355 (0) 68 40 38 291
- Elton Kuqja koordinon zonën e Durrësit. Nr. kontakti: +355 (0) 69 31 10 878
- Besmir Frroku koordinon zonat Lezhë, Laç dhe Shëngjin. Nr. kontakti: +355 (0) 69 39 30 434
- Besjana Faruku koordinon zonën e Thumanës. Nr. kontakti: +355 (0) 69 93 88 324
- Altin Nika koordinon zonën e Shkodrës dhe veriut të vendit. Nr. kontakti: +355 (0) 68 44 20 000
- Aleksandra Puci koordinon zonën e Shijakut e Vorës. Nr. kontakti +355 (0) 69 38 87 566
- Valentina Telhaj koordinon zonën e Tiranës. Nr. kontakti: +355 (0) 69 72 91 744
- Silvana Duka koordinon zonën e Fierit. Nr. kontakti: +355 (0) 69 24 36 900
- Andi Petro koordinon zonën e Korçës dhe të Pogradecit. Nr. kontakti: +355 (0) 69 53 03 133
- Elona Mustafaraj koordinon zonën e Elbasanit. Nr. kontakti: +355 (0) 69 24 53 705
- Donika Maliqi koordinon zonën e Vlorës. Nr. kontakti: +355 (0) 69 30 98 246
- Adelina Pjetra koordinon punën më të dëmtuar psikologjikisht nga tërmeti e që kërkojnë asistencë nga psikologu si dhe është facilituese e Shtabit të UP. Nr. kontakti: +355 (0) 69 74 82 338
- Ilir Havolli koordinon punën e psikologëve të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës (ShoPsiKo) që i ka ardhur në ndihmë psikologëve të Shqipërisë.
- Xhensila Lato facilituese e Shtabit te Emergjencës se UP nr. kontakti: +355 (0) 69 78 22 391
Për çdo nevojë kontaktoni koordinuesin më të afërt të Shtabit në zonën tuaj.
Psikologët që na janë bashkuar, pjesa më e madhe nga rrethet e vendit, si dhe nga ShoPsiKo (Kosovë) e kanë kaluar shifrën prej 350 vullnetarësh. Mirenjohje secilit prej tyre në këto ditë maratonë shërbimesh. Nga e hënë çdo gjë do të jetë më e qetë dhe më e koordinuar, por mbështetja e këtij ekipi të madh psikologësh që u vetëofrua dhe vuri në dispozicion të të dëmtuarve që në momentet e para pas tërmetit, jo vetëm aspektin profesional, por kohën, energjinë fizike, burime financiare, për të mos përmendur se disa prej tyre kanë lënë fëmijët vetëm gjatë këtyre ditëve, nuk ka të krahasuar me asnjë shërbim që do të organizohet në vazhdim për të dëmtuarit nga tërmeti. Krenare për të gjithë Ju!
#Jemi1
Psikologë në Durrës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.