Aktualitet

February 4, 2023 | 7:08

Mbi 2350 vajza janë vaksinuar ndaj HPV, virusit që shkakton sëmundjen e rëndë në qafën e mitrës

Që prej Nëntorit, 2355 vajza janë vaksinuar ndaj HPV, virusit që shkakton kancerin e qafës së mitrës. Mjekët thonë se kjo vaksinë po kryhet për vajzat që kanë lindur pas vitit 2009 dhe deri tani e kanë marrë rreth 16 % e kësaj grupmoshe.

“Interesimi është i lartë jo vetëm nga vajzat 13-vjeçare por edhe ato 2006-2008, por për momentin e përfitojnë vetëm ato të 2009. Vaksina është 4 valente, përmban 4 shtame, dhe një ndër to eshtë parandalimi i kancerit të qafës së mitrës. Njëri nga prindërit duhet të jetë patjetër prezent kur shoqëron fëmijën e vet”, thotë mjekja Amarilda Lushnja.

Specialistët e ISHP thonë se me futjen e kësja vaksine në kalendar, Shqipëria i është bashkuar vendeve të Europës dhe të rajonit që kanë kohë që e aplikojnë.

“Kalendarit të vaksinimit iu shtua dhe vaksina HPV e cila përafron kalendarin tonë të vaksinimit me atë të vendeve të zhvilluara europiane. Në dijeninë time kjo vaksinë aplikohet në Maqedoni, në Greqi, ndërsa në Kosovë jo”, shprehet specialistja e ISHP, Marjeta Dervishi.

Sipas rekomandimeve të OBSH, vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës aplikohet me një dozë.

“Kjo vaksinë është e aplikueshme për vajzat 13-vjeçare dhe është me një dozë. Kjo është bërë në sajë të rekomandime të OBSH që thonë që vaksina është efikase edhe me një dozë. Por vaksina mund të kryhet edhe mbi këtë moshë nëse vajza nuk është ekspozuar ndaj marrëdhënieve seksuale”.

Për vajzat mbi 18 vjeç vaksina e HPV kërkon marrjen e dy dozave për të qenë sa më efikase. Në Europë vaksina e HPV kryhet në moshën 9 deri 13-vjeçare.

 

 

 

 

 

 

Burimi/Tv Klan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top