THIRRJE!
Të nderuar Kavje që banoni në tokën mëmë- Shqipëri. Pak minuta më parë më ra në dorë kjo foto nga Shqipëria në të cilën tregohet se çfarë fenomenesh ndodhin tek ne, që nuk besoj të ketë shkencë ti pranojë.
Kjo është njëra nga domatet që çdo shqiptar ha çdo ditë, por pa e ditur se çfarë ha. Kjo domate të dashura Kavje, u pre dje dhe brenda natës u gëdhi kështu, aspak me krimba, por e mbirë gati me gjethe. Që një qepe apo patate të filloje të mbijë mbas një jave në kushte të përshtatëshme, këtë e dimë të gjithë. Por që të mbijë një domate në 24 orë, ajo duhet të jetë vetëm fertilizues dhe aspak domate. Çfarë ndodh me organizmin tonë kur hamë të tillë domate? Duhet të na dalin gjethet nga lart e poshtë.
Doja t’ja dërgoja këtë foto Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit (AKU), por demokratikisht është i “mbrojtur” nga dhunues si unë. Nuk kam si ja dërgoj foton. Mbase gjej mënyrë dhe e publikoj në ndonjë gazetë si kuriozitet shkencor. Popull hapni sytë çfarë hani se nuk është vetëm domatja. Shteti merr vetëm rrogat!
Shënim: Kjo foto, është publikuar në rrjetet sociale nga Edgar Frasheri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.