Përkufizohet si mbingarkesë mendore kur mendja jonë gjeneron një tepricë mendimesh. Është e vërtetë që, si qenie njerëzore, ne mendojmë vazhdimisht. Sidoqoftë, disa njerëz vuajnë nga një “elokuencë mendore”, e përbërë kryesisht nga mendime të padobishme, të cilat nuk çojnë askund.
Mendimet janë njësia themelore e mendjes. Falë tyre ne vazhdojmë me procese intelektuale superiore, zhvillohemi në shoqëri, mund të bëjmë plane dhe ta zbatojmë krijimtarinë tonë: mendimet janë themelore.
Por rezultatet në jetën e njerëzve maten me cilësinë e mendimeve (të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm). Mendimet e këqija janë të dëmshme për njerëzit, pasi ato shkaktojnë ndjenja si frika ose pasiguri, pa ndonjë nevojë reale. Këto lloj mendimesh mund të jenë nga më të ndryshmet: kritika të tepërta, ndëshkime, viktimizim, paragjykime.
Ka mënyra të ndryshme për të lehtësuar një mendje të mbingarkuar, duke u përpjekur të mos lejoni që mendimet e këqija të marrin përsipër dhe t’iu kontrollojnë. Arti, meditimi, sporti, leximi: çdo aktivitet konstruktiv dhe krijues që mund ta mbajë mendjen të zënë, na ndihmon të mbajmë larg mendimet e këqija dhe të “drejtojmë mendjen”.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.