Mirëqenie

April 10, 2016 | 10:32

MBIPESHA TEK FËMIJËT /Në kërkim të shuarjes së urisë shpirtërore?

Pamja e një bebeje që gjen prehje duke pirë qumështin e gjirit të nënës na prek emocionalisht. Sepse në thellësi të shpirtit ne besojmë intuitivisht se ky ritual i mrekullueshëm natyror është jo vetëm ngopje në kuptimin fizik (trupor), por edhe atë psikik (shpirtëror). Dashuria dhe përkujdesja që një nënë dhuron me këtë akt do të thotë njëkohësisht përjetimi i një strehëze të ngrohtë dhe shumë siguri. Por çfarë ndodh më vonë? A është e ngrëna gjithmonë një shprehje elementare e kënaqësisë trupore dhe asaj shpirtërore? Përse disa fëmijë fitojnë një peshë më të madhe se të tjerët? Ku është kufiri i të ngrënit “normal” dhe i tejkalimit të masës? Mbipesha tek fëmijët ka arsye të ndryshme: ushqim jo i shëndetshëm, shumë orë përpara ekranit të televizorit apo kompjuterit, por edhe një seri faktorësh psikikë si vetmia, zhgënjimi, ankthi dhe trishtimi.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top