Bilbili i muzikës shqiptare popullore të Shqipërisë së Mesme është përzgjedhur si personaliteti që do të gëzojë titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”. Aktiviteti i cili do të mbahet në 3 mars, ka për qëllim vlerësimin e këngëtares Halili për kontributin e saj në Amerikë. Lajmin e ka bërë të ditur AAWO (Albanian American Women’s Organization) në Nju Jork.
Prej disa kohësh, Merita Halili së bashku me bashkëshortin e saj, Raif Hyseni promovojnë muzikën shqiptare në Amerikë. Merita drejton një shkollë muzike, ku shumë amerikanë dhe jo vetëm, janë duke u njohur më nga afër me muzikën dhe traditat shqiptare.
Merita Halili është një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë. E lindur në Tiranë, debutimin i saj në mbarë vendin erdhi në vitin 1983, në moshën 16-vjeçare, kur ajo këndoi në Festivalin Folklorik Kombëtar në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më vonë ajo filloi të luajë në Radio Televizionin Shqiptar si solist në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike. Njohja më e madhe e saj erdhi në vitin 1995, kur ajo u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora.
Merita Halili është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku më të rëndësishmit janë: “Ambasadore e Kombit”, “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”.
https://www.ata.gov.al/merita-halili-mbreteresha-e-muzikes-shqiptare-ne-new-york/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.