Dëshmi

October 8, 2018 | 19:47

Mbretëresha e rock’n’roll Tina Turner, dhuna nga bashkëshorti i parë dhe dashuria e dytë: “Më ka rilindur”

Tina Turner, mbretëresha e rock’n’roll tregon jetën e saj dhe rilindjen pas divorcit nga Ike.

1“Ditën kur bashkëshorti im Ike dhe unë u takuam më në fund përpara një gjykatësi… një 39 vjeçar, isha gati të fitoja lirinë time”. Tina Turner rrëfen me zemër të hapur në autobiografinë e saj “My Love Story” (Historia ime e dashurisë), ndjesi të cilat pritet të publikohen në shtyp më 15 tetor. Daily Mail ka zbuluar disa prej rrëfimeve. Nga dhuna tek abuzimet e drejtpërdrejta nga Ike Turner te dashuria e vërtetë, bashkëshorti i dytë, Erwin Bach, 16 vjet më i ri se ajo, me të cilin janë martuar në vitin 2013. Bach është drejtues i shtëpisë diskografike Emi, i cili i ka dhënë një jetë re duke e shpëtuar nga vdekja…

3Pas divorcit nga Ike (me të cilin ka qenë e martuar nga 1962 deri në 1978), i cili e rrihte vazhdimisht, nga ana e tij, deri në pikën që e bëri të mendojë edhe vetëvrasjen, nga Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, nuk ka mbetur pothuajse asgjë: “Kur kam dal nga gjykata kam pasur vetëm emrin tim të artit, Tina Turner, dhe dy Jaguar, që më janë dhënë nga Ike.

Asgjë tjetër, asnjë ide se si do të paguaja për ushqimin, qiranë, faturat … Por shkova vetë përpara dhe u bëra ajo që jam”, thotë legjenda e rock’n’roll-it, e cila zbulon një të kaluar abuzimi dhe dhune, të cilat filluan menjëherë pas martesës. Ishte 22 vjeçe kur u martua me muzikantin e rrymës bluz Ike Turner: “Nata e dasmës? Ai më çoi në një bordello për të parë një shfaqje pornografike të drejtpërdrejtë… “.

Ishte vetëm fillimi. Për gjashtëmbëdhjetë vjet të gjata, Tina Turner ishte viktimë e një njeriu jobesnik, të droguar, i cili fizikisht abuzonte me të, duke përdorur gjithçka për ta lënduar, nga një shkop tek një tigan i nxehtë. “Për të unë isha një bankomat. Ai donte të më kontrollonte ekonomikisht dhe psikologjikisht”. Tina gjithashtu u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë pilula, por mbijetoi. Deri në divorc.

2Por e kaluara e saj e dhimbshme dhe e vështirë vetëm e rrethon historinë e vërtetë të “My Love Story”, e cila flet në fakt edhe për dashurinë e vërtetë dhe të pakushtëzuar me burrin e dytë, Erwin Bach, i njohur në vitet ’80. Ai 30 vjeç, ajo 46 vjeçe u martuan në vitin 2013, pas më shumë se njëzet vjetësh që jetonin së bashku. Që nga 1995 çifti ka jetuar në Zvicër, ku Bach u kërkua të drejtonte EMI në Cyrih.

Pesë vjet më parë, filluan problemet e para shëndetësore me Tinën, një kancer i zorrëve në fazën fillestare që u eksportua dhe një veshkë që nuk funksiononte mirë, të cilën Turner gjithmonë donte ta trajtonte me ilaçin jo tradicional.

3Pastaj në vitin 2016 kur situata dukej vërtet serioze, erdhi vendimi nga bashkëshorti i saj, një akt dashurie që i shpëtoi jetën: dhuratë e veshkës. Mbretëresha e rrokut arriti të qëndrojë përkrahë një burri, i cili e do dhe i ridha jetë asaj … “shijohet gëzimi i të qenit e gjallë”.

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top