Kafeina mund të mbrojë lëkurën nga rrezet e diellit.
Kjo ndodh te kafshët laboratorike, siç shkruhet në revistën “Cancer Research”, por shpejt do të fillojnë testimet edhe te njerëzit. Një ekip i “State University of New Jersey” (SHBA) ka treguar që principi aktiv i kafes provokon vdekjen e qelizave të dëmtuara nga rrezet para se te krijohen dëmtime të tjera dhe, për shembull, të bëhen kancerogjene. Për të bërë këtë studim, kafshëve laboratorike u dhanë për dy javë të pinin ujë me një dozë kafeine të barabartë me 4-5 filxhanë dhe rezultatet ishin shumë pozitive.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.