Këshilla & Arsye

December 6, 2016 | 11:46

Mbroni fëmijët duke i larë duart

Shumë pak kujdestarë ndjekin udhëzimet për larjen e duarve, teksa u shërbejnë fëmijëve. Ky është konstatimi i hulumtuesve të universitetit Arkansas, të cilët përdorurën video-kamera për të regjistruar zakonet e larjes së duarve.

1

Në përgjithësi, vetëm 22 për qind e të rriturve ndoqën procedurat e duhura për larjen e duarve para dhe pas detyrve të tilla; si fshirja e hundëve, zbrazja e kutisë së plehrave, përgatitja e ushqimit dhe ndërrimi i pelenave

“Larja e duarve është një komponent i rëndësishëm për reduktimin e transmetimit të sëmundjes në mesin e fëmijëve që qëndrojnë në çerdhe dhe kopshte. Fëmijët nën 5 vjeç kanë të zhvilluar pjesërisht sistemin imunitar, duke rritur ndjeshmërinë e tyre për sëmundjet ngjitëse. Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët kalojnë kohë në një qendër të kujdesit të hershëm të fëmijërisë janë dy deri në tre herë më shumë të rrezikuar për të marrë infeksione, sesa fëmijët që qëndrojnë në shtëpi. Infeksionet e frymëmarrjes dhe infeksionet gastrointestinale paraqesin rrezikun më të lartë”, thonë studiuesit.

Larja e duarve mund të zvogëlojë rrezikun e diarresë  tek fëmijët me rreth 30 për qind dhe rrezikun e infeksioneve respiratore me rreth 20 për qind.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top