Mirëqenie

January 5, 2017 | 8:29

Mbroni mëlçinë me këto ushqime

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm i trupit të njeriut. Shpeshherë mëlçia përballet dhe rrezikon funksionimin e saj nga toksinat.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Hudhra është një produkt ushqimor mjaft i rëndësishëm dhe mjaft i fuqishëm për eleminimin e toksinave. Është e pasur në kompozimet e squfurit, që aktivizojnë enzimat përgjegjëse për detoksifikimin e mëlçisë. Hudhra përmban një sasi të lartë të alicinit dhe selenit, kompozimet natyrore që nxisin heqjen e toksinave nga trupi. Po kështu dhe çaji jeshil përmban antioksidantin ‘katehin’, i cili ruan shëndetin e organeve dhe parandalon akumulimin e yndyrës. Perimet, kryesisht ato në ngjyrë jeshile pastrojnë mëlçinë nga metalet e rënda, pesticidet dhe herbicidet. Yndyrat e ngopura dhe alkooli ngarkojnë mëlçinë dhe për këtë ajo ka nevojë për disa ushqime që e përshpejtojnë punën e saj.

Arrat janë një ushqim i mrekullueshëm të pasura me acide yndyrore Omega-3, aminoacide, arginine dhe glutathione. Ato përshpejtojnë shkarkimin e amoniakut nga trupi, relaksojnë enët e gjakut dhe pasurojnë gjakun me oksigjen.

Avokado forcon shëndetin e mëlçisë dhe e mbron atë nga toksinat. Përmban glutate të mjaftueshme, të nevojshme për detoksifikim. Një ose dy avokado në javë gjatë një muaji, mund të përmirësojnë dëmtimin e mëlçisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top