Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A. Sytë shpenzojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë.
Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.
Vitamina A gjithashtu ndihmon që sipërfaqja e syrit, mukozës dhe lëkurës të jenë barriera efektive të baktereve dhe viruseve, duke zvogëluar rrezikun e infeksioneve të syrit.
Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.
Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:
- Ruani pjerrësinë e tastierës, kur lexoni dhe shkruani.
- Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
- Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
- Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.
- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
- Punoni me dritë natyrale sa më shumë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.