Lifestyle

October 9, 2016 | 13:35

Mbyllet me sukses “Maratona e Tiranës 2016”, garën 21km e fitojnë Ilir Këllezi dhe Luiza Gega

Tirana ka fituar sot maratonën e saj. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 1200 pjesëmarrës vrapuan sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës, e cila ndahej në 4 kategori, përfshirë edhe 1km vrap për fëmijë.

Fituesi i garës së 21 kilometrave për meshkuj doli korçari, Ilir Këllezi, ndërsa në kategorinë për femra, fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, ndërsa vendin e tretë e zuri kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Në garën e 10 kilometrave për meshkuj fitues u shpall, Bledar Mesi, i cili vinte si përfaqësues i Forcave të Armatosura, ndërsa për femra në këtë kategori u shpall fituese Deborah Keçi.

Për të dhënë shembullin e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vrapoi dhe e mbaroi garën në kategorinë e 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës dhe sportit. Në fjalën e tij, në mbyllje të kësaj maratone, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi atë si një sukses për Tiranën, por edhe një moment historik, pasi sipas tij, sot me qytetarinë dhe sportivitetin e treguar provoi se di të jetë  edhe europiane.

1

Fituesi i garës së 21 km për meshkuj, Ilir Këllezi, tha se ndihej i gëzuar që ishte fituesi i parë i Maratonës së Tiranës.

“Sot jam shumë i gëzuar që për herë të parë zhvillohet maratona në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që dola në vend të parë, gjithashtu gara ishte shumë e bukur, me rivalitet. Fitova dhe jam shumë i gëzuar! Shpresoj që në vitet e tjera të ketë më shumë rivalitet”, tha ai.

Një aktivitet me përmasa të tilla u organizua për herë të parë në Tiranë dhe ai synon ta fusë kryeqytetin në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës.

10 KM PËR MESHKUJ

Bledar Mesi 0:37:29.067

Malvin Nikolla 0:37:47.147

Kledis Malo 0:39:02.744

10 KM PËR FEMRA

Deborah Keçi 0:50:09.780

Anduela Nika 0:52:44.857

Eglantina Shemaj 0:55:04.197

21 KM PËR MESHKUJ

Ilir Këllezi 1:13:31.210

Tirron Mamusha 1:15:46.907

Besim Ismajli 1:26:17.630

21 KM PËR FEMRA

Luiza Gega 1:22:08.917

Besjana Gega 1:44:15.274

Mimoza Kusari Lila 1:52:05.474

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top