Është njerëzore, shumë njerëzore, që shpesh insistojmë të mos shohim të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur dhe që ndodhin pothuajse çdo ditë në jetën tonë. Të gjithë e duam sigurinë dhe stabilitetin dhe prandaj pretendojmë të mos shohim gjithçka që ndryshon dhe që na shpëton midis gishtërinjve si rëra e një kohëmatësi.
Filozofi grek Heraklitus thoshte se nuk mund të zhytemi dy herë në të njëjtin lum dhe ai kishte të drejtë…
Sekreti për të ecur përpara dhe për të mos vuajtur shumë për gjithçka që nuk është më ka të bëjë me mbylljen e dyerve që na lidhin me të kaluarën. Kjo nuk do të thotë të harrojmë kush jemi, por përkundrazi të shmangim ngjitjen në atë që nuk ekziston. Shigjeta e kohës shkon vetëm në një drejtim, pikërisht para nesh (nëse vërtet ekziston koha, ne e lëmë atë në fizikën kuantike dhe filozofinë e shkencës …), pasi nuk mund të ecim me shpinë drejt së ardhmes.
Ajo që ka ekzistuar nuk ekziston më, pasi të menduarit për të mund të na bëjë të sëmurë. Pra, duhet ta braktisim atë vend që nuk mund të arrihet më: sepse, siç shkruante në mënyrë efektive Gianrico Carofiglio, “e kaluara është një tokë e huaj”.
Braktisja është mënyra e vetme në të cilën është e mundur të përballesh me ekzistencën në një mënyrë të shëndetshme. Kthimi në të kaluarën, në fakt, është një regresion jo vetëm i padobishëm, por edhe i dëmshëm: sepse na pengon të kapim mundësitë që jeta mund të na ofrojë dhe që ne mund t’i kuptojmë nëse nuk i kemi sytë të kthyer mbrapa…
Është e vështirë të ecësh përpara me gjithë atë peshë që të tërheq mbrapa. Ju duhet të shpëtoni prej saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe vetëm atëherë do ta keni të lehtë të hapni dhe kaloni dyert e së ardhmes.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.