Njëqind hapa në minutë, për 30 minuta, pesë herë në javë: kjo është sipas studiuesve të “San Diego State University” (SHBA), formula që shpreh në mënyrë më korrekte atë aktivitet fizik që të gjithë mjekët këshillojnë që të mbajmë trupin në formë.
Studiuesit kanë monitoruar 97 vullnetarë në një vegël palestre, duke matur konsumin e oksigjenit në raport me peshën. Dhe sipas standardeve ndërkombëtare sasia e konsideruar e një aktiviteti fizik të moderuar, arrihej pikërisht me këtë formulë: 100 hapa në minutë, 3000 hapa në 30 minuta për pesë ditë në javë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.