Ed Sheeran ka treguar qasja ndaj jetës dhe punës për të ka ndryshuar që nga lindja e vajzës, Lyra, vitin e kaluar.
“Sapo Cherry më tha se ishte shtatzënë, jeta ime u zhvendos, për sa i përket punës dhe shëndetit dhe asaj që unë fusja në trupin tim, qoftë ushqim apo alkool,” – tha ai për “BBC Radio 1”.
“Fillova të ushtrohesha më shumë dhe rutina ime u bë pak më e shëndetshme“. Ai gjithashtu ndryshoi zakonet e punës. Filloi të punonte nga ora nëntë deri në pesë, në vend që të mbaronte seancat e regjistrimit në dy të mëngjesit.
“Në fakt po i çmend producentët,“- tha ai. “Unë isha në Los Anxhelos për të punuar me këta producentë, që zakonisht fillojnë të punojnë në orën gjashtë të pasdites dhe përfundojnë në orën gjashtë të mëngjesit me njerëz si Post Malone dhe Dua Lipa, dhe kur unë u thoja po largohem në orën nëntë, ata më thonin: ‘Çfarë??’.”
Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn dhanë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë me lindjen e Lyra Antarctica Seaborn Sheeran, në gusht, duke u thënë fansave se ishin plotësisht të dashuruar.
Ylli i popit më vonë zbuloi se e porsalindura nuk ishte adhuruesja e tij më e madhe, pasi thjesht qan kur ai i këndon asaj këngët e tij të reja.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.