Posta

September 28, 2019 | 8:15

Posta nga Denata Toçe / Më dhemb humbja e nënës!

 

Prej një viti nëna ime është ndarë nga jeta. E vuaj sinqerisht pasi jam ende në moshë të re, 40 vjeçe. E përjetoj çdo ditë me dhimbje mungesën e saj. Para se të ndahej nga kjo jetë, ajo vuajti shumë nga një sëmundje e rëndë. Nuk më shlyet nga kujtesa çdo gjë që kam përjetuar bashkë me të. Ju lutem më ndihmoni si ta shëroj veten në këtë kushte?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigje: E kuptoj se si ndjeheni. Kalvari i kujdesit për nënën tuaj të sëmurë dhe përjetimi humbjes së saj, janë episode të cilat mbeten në kujtesë dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Nuk e di nëse ju keni familjet tuaj, jeni vet nënë apo jo, por uroj që kjo të ketë ndodhur, nëse jo, uroj të ndodhë sa më shpejt.

Është pjesë e ciklit të jetës që disa njerëz të cilët i kemi shumë të dashur të sëmurën dhe t’i humbasim, disa fatmirësisht, nëse mund të shprehem kështu, i humbasim në moshë të vonë, ndoshta në kohën e tyre, ndërsa disa i humbasim herët. Kjo është lënduese por gjithashtu ndihmon për të kuptuar vlerën e njerëzve të dashur dhe të jetës suaj familjare.

Jam e sigurt që nëna juaj do t’ju ketë lënë vlera në jetën tuaj që vlen të kujtohen shumë më tepër se vuajtjet gjatë sëmundjes së saj. Koha të do të kujdeset t’i shërojë këto vuajtje, por koha gjithashtu do të kujdeset që t’i aplikoni vlerat që keni marrë në familjen dhe miqtë që ju rrethojnë.

Merrni kurajë, nëna juaj do të donte që ju të ishit e lumtur. Kjo do ta gëzonte atë pa masë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top