Nga:Anila Kalleshi
Nëse pesha trupore vazhdon t’ju mbajë peng, shqetësimit mund t’i japë zgjidhje ideale vetëm dieta e frutave. E mirëmenduar sidomos në stinën e pranverës dhe për t’i paraprirë linjave të dëshiruara mes veshjeve stinore, dietologe Anila Kalleshi ju sugjeron konsumin e frutave, të cilat kombinuar me njëra-tjetrën ju ndihmojnë të dobësoheni pa dëmtuar aspak shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
E hënë
Mëngjesi: 1 filxhan kafe, 1 fetë bukë e thekur (50gr) 30gr biskota integrale (189,5 kalori)
Paradreke: një filxhan çaj jeshil
Dreka: Makarona (50gr) me perime (75gr) (215 kalori); 100gr gjizë (115 kalori); 150gr perime miks të gjalla me speca, spinaq , karota (30 kalori); 5gr djathë i grirë parmiggiano (19 kalori); 5gr vaj ulliri (45 kalori)
Pasditja: 150g Ananas (60 kalori)
Darka: supë perimesh (100 kalori); 5gr vaj ulliri (45 kalori), 50gr bukë integrale (121 kalori); 150gr mish pule pa lëkurë (309 kalori) ; 5gr djathë i grirë parmiggiano (19 kalori), 200gr sallatë me pjepër e shalqi (50 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1317,5 kalori
E Martë
Mëngjesi: 200gr lëng qitroje natyral i shtrydhur (52 kalori); 50gr biskota (208 kalori)
Paradrekja: një kafe
Dreka: 200gr supë perimesh (210 kalori); 120gr gjoks pule i pjekur në zgarë (120 kalori); 200gr sallatë domatesh dhe radhiqesh (35 kalori); 5gr djathë parmiggiano i grirë (19 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori)
Pasditja : 200gr luleshtrydhe dhe pjeshkë (54 kalori)
Darka : 200gr gjellë me presh dhe selino (150 kalori) ; 250gr merluc me erëza (185 kalori); 5gr djathë parmiggiano i grirë (19 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori); 50gr bukë integrale (121 kalori); 200gr ananas (80 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1343 kalori
E mërkurë
Mëngjesi : Një gotë çaj; 30gr biskota integrale (127,5 kalori)
Paraditja : 125 ml kos frutash me pak yndyrë (20 kalori) dhe një filxhan kafe (45 kalori).
Dreka: supë perimesh 200gr (100 kalori); 1 vezë omëletë me domate e borzilok(100gr) (200 kalori); sallatë jeshile 250 gr (35 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori)
Pasditja: 220gr ananas dhe kivi (70 kalori);
Darka: 50gr supe perimesh me oriz dhe majdanoz (190 kalori); karkaleca me limon 200gr (150 kalori); sallatë jeshile e përzier me domate 200gr (35 kalori); 10gr vaj ulliri (90 kalori); bukë integrale (121 kalori); sallatë frutash me luleshtrydhe e limon 200gr (65 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1343 kalori
E enjte
Mëngjesi: 1 filxhan kafe ;1 fetë biskote me 10gr mjaltë (144 kalori)
Paradreke: 200gr pjeshkë dhe ananas (67 kalori)
Dreka: Makarona me domate dhe borzilok 200gr, e shoqëruar 5gr djathë parmiggiano (120 kalori); Carpaccio me limon 100gr (119 kalori); 200gr sallatë me kunguj të njomë sallatë (22 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori)
Pasdreke: 1 lëng portokalli i shtrydhur 200 gr (66 kalori)
Darka: Sallatë me oriz 230gr (451 kalori); Sallatë finoku 200gr (18 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori), shalqi 200gr (50 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1313 kalori
E premte
Mëngjesi: 200 ml qumësht i skremuar (92 kalori) i shoqëruar me 30gr drithëra (144,4 kalori)
Paradreke: Një filxhan kafe; 125 ml kos frutash pa yndyrë (45 kalori)
Dreka: Sallatë jeshile e përzier me qepë e turshi 200gr (35 kalori); 125gr peshk ton natyral (130 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori)
Pasdreke: 200gr lëng të shtrydhur domate, kastravec e marule (87.5 kalori)
Darka: 200 ml supë peshku (168 kalori); 250gr peshk i pjekur në zgarë (99 kalori); sallatë jeshile 200gr (35 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori); pjepër dhe pjeshkë 200gr (60 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1317,9 kalori
E shtunë
Mëngjesi: 125 ml kos pjesërisht i skremuar (54 kalori); biskota 40gr (166 kalori)
Paradreke: lëng qitroje 200gr (52 kalori)
Dreka: 150gr djathë mocarela dhe domate (389 kalori); sallatë jeshile dhe kopër 200gr (30 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori)
Pasdreke: 200ml lëng domate me lëng limoni (28 kalori)
Darka: Picë me perime 200gr (300 kalori); sallatë jeshile 200gr (35 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori); sallatë frutash me pjepër e pjeshkë 200gr (60 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1309,5 kalori
E diel
Mëngjesi: një gotë çaj; 30gr fetë bukë e thekur me 10gr marmelatë (136 kalori)
Dreka: 50gr spageti me domate borzilok e shoqëruar me 5gr djathë parmiggiano (200 kalori); fileto viçi 120gr me salcë e piper (143 kalori); sallatë jeshile 200gr (35 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori); Pasdreke: 200gr luleshtrydhe dhe banane (92 kalori)
Darka: 70gr proshutë krudo dhe 240gr pjepër (181 kalori); Sallatë jeshile e domatesh 200gr (35 kalori); 25gr bukë integrale (60.5 kalori); vaj ulliri 5gr (45 kalori); 200gr sallatë frutash me ananas dhe luleshtrydhe (67 kalori)
Totali i kalorive ditore: 1316,5 kalori
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.