Aktualitet

November 19, 2022 | 10:01

“Më ka shënjuar fort”/ Ema Andrea rrëfen si rrallëherë periudhën e vështirë pas divorcit: I dhimbshëm ishte reagim i shoqërisë!

Panoramaplus.al/Ema Andrea ka rrëfyer së fundmi periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit të saj. Aktorja theksoi se martesa e saj nuk përfundoi për arsye tradhtie apo dhune.

Sipas saj më i dhimbshëm nuk ishte divorci por reagimi i shoqërisë, i cili mesa duket i ka lënë një plagë të madhe.

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar”- tregoi Ema.

“Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”- shtoi aktorja.

Sakaq, Andrea u shpreh se ajo ndryshoi shumë, gjë që e vuri re dhe tek mënyra se si përshëndeste të tjerët.

 “Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”,- rrëfeu Ema tek “Rudina”.

 

Marrë nga Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top