Posta

August 29, 2018 | 9:52

“Më kanë kërcënuar, si mund të mbrohem?” / Avokati Aliaj: Mos kini frikë t’i jepni përgjigjen e merituar ligjore!

1

Jam një vajzë 25-vjeçare që kam ca kohë që marr kërcënime nëpërmjet telefonit nga një person që nuk e njoh. Ai më dërgon mesazhe kërcënimi me vdekje, por nuk më del as numër në celular, del vetëm “sent from unknown”. Kjo gjë po më bën të bie në depresion, sepse nuk di si të veproj. I kam ndërruar shpesh numrat e mi të telefonit, por ai i gjen. A ka ndonjë procedurë ligjore se si bëhet denoncimi, ku duhet shkuar dhe çfarë rruge duhet të ndjek? Nuk di si të veproj. Sa zgjat si procedurë dhe a është e sigurtë gjetja e këtij personi që më kërcënon vazhdimisht? Faleminderit.

harbi

Për shkak të ndjeshmërisë së përcjellë në mesazhin juaj, po zgjedh t’i përgjigjem me prioritet shqetësimit. Në rastin konkret konkurrojnë tre vepra penale, që sikundërse relatohen, kryhen nga i njëjti person:

Kanosja, përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike dhe përndjekja; parashikuar respektivisht nga nenet 84, 275 dhe 121/a i Kodit Penal, për të cilat aplikohet dënim me burgim.

Pavarësisht se agresori përdor në dukje metoda të “padukshme”, mjetet speciale të hetimit e identifikojnë atë. Depozitimi i kallëzimit penal në prokurori, inicion procesin për vënien përpara drejtësisë të subjektit konkret; që për një periudhë të shkurtër kohore do t’i duhet të japë shpjegimet e tij përballë organeve ligjzbatuese. 

Mos hezito! Jeta është e çmuar për ta ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla, ndaj mos kini frikë t’i jepni përgjigjen e merituar ligjore!  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top