Mirëqenie

November 1, 2016 | 14:06

Me kë po flini?

Fjalë për fjalë do të thotë me kë e ndani shtratin tuaj. Nëse ju jeni në një dhomë me dikë, shprehitë e të cilit prishin gjumin tuaj (d.m.th preferencat e temperaturës, gërhitës, etj.), atëherë ju mund të keni nevojë të diskutoni që të bëni ndryshime. Nëse keni kafshë shtëpiake që ndani shtratin tuaj dhe kjo është shqetësuese, atëherë ju mund të keni nevojë për trajnimin e tyre për të qëndruar poshtë.

Megjithatë, me këtë pyetje donim të merrnim në konsideratë se çfarë ka në kokën tuaj, kur ju shkoni në shtrat.

Keni parë lajme dhe nuk mund t’i largoni mendimet negative, të tmerrshme apo të frikshme? Kishit një ditë stresuese apo frustruese?

E gjithë kjo është duke shkaktuar një stuhi në mendjen tuaj dhe nuk ju zë gjumi.

  • Shkëputuni nga pajisjet elektronike të paktën 30 minuta para gjumit.
  • Krijo një rutinë që ju shkëput nga përditshmëria.
  • Përgatit një listë detyrash çdo natë për të nesërmen.
  • Para se të shkoni në shtrat jini mirënjohës. Nëse kjo është lutja, ose mbajtja e një ditari mirënjohje, përfundoni ditën tuaj duke falenderuar.

Gjumi nuk është një luks. Është një domosdoshmëri për mirëqenien e mendjes tuaj, trupit dhe shpirtit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top