Studiuesit e Universitetit Loughborough pretendojnë se një dush i ngrohtë mund të ketë përfitime shëndetësore të ngjashme me aktivitetin fizik.
Dr. Steve Faulkner, studiues në Universitetin e Loughborough, u shpreh se larja në vaskë ka efekte të ngjashme me vrapin, e madje ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2.
Në studim u përfshinë 14 persona dhe secili prej tyre bëri një banjë me ujë në temperaturën 40 gradë celcius, një orë biçikletë dhe 30 minuta ecje. Teksa rezultatet treguan se biçikleta digjte më shumë kalori, studiuesit zbuluan gjithashtu se banja me ujë të ngrohtë digjte po aq kalori sa ecja e shpejtë.
Ky nuk është studimi i parë që pretendon se një banjo e ngrohtë mund të ketë shumë përfitime shëndetësore. Një tjetër studim i kryer në vitin 2015 tregoi se bërja e shpeshtë e saunave mund të zvogëlojë rrezikun e infarktit, i cili u mbështet më vonë edhe nga Universiteti i Oregan-it që botoi një studim ku thuhej se banjot e nxehta mund të ulin tensionin e gjakut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.