Pika referimi

December 22, 2015 | 10:13

Më ktheni 10.000 librat e F

eljan taniniNga Eljan Tanini

Sa hyje në dyqanin e tij, vinte erë lëvizjesh nga krahët e fluturave. Ato shpesh kur nisin ecjen me vërshime, lëshojnë pluhur. Aty ushqehet, madje e ndjen shijen e thatë të fasuleve me bukën, sa ena që mban groshët.

I ka lexuar të gjithë librat që i shet në dyqanin e tij pranë Rrugës Q. Ku janë librat e F?! Pse i vjedh shteti? A vidhen 10.000 libra? Po mirë ja po them: A konfiskohen kaq shumë libra?

Qeveria ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet tregtar të paformalizuar, dhe se do të ndëshkojë çdo biznes që kapet në evazion. Kjo fjali e mësipërme më duket si: Nëse kapen komunistë në shtëpitë tuaja, ata do të… Një perandor, që nuk po na shqitet nga ekrani dhe jeta publike, e shiti dhe e bleu Shqipërinë për Një Euro. Këta të tjerët, po u marrin shqiptarëve edhe atë pak euro që u ka mbetur në xhep nën imazhin e të bërit “Shtet”. Nuk e vë në dyshim, se ata që e kanë qeverisur këtë vend, të parën vrasje që u kanë bërë shqiptarëve, është shpirti. Kjo vjen nga sipër-poshtë. Kuptohet, andej nga kati i fundit ka joshje me pushtetin, e për hatër të disave që duhet të paguajnë e të bëhen shembuj, kërkohet të dënohen me kërkesa të kota edhe ata më tw vegjlit. Deri diku është një shenjë e mirë, por nuk janë të gjithë njësoj. Shumë firma të mëdha vazhdojnë ende të mos e japin kuponin tatimor, bashkë me këtë rrokullisje, edhe ata që bëjnë të mirat pranë qeverisë, nuk mund të jenë kaq të rregullt. Pse nuk niset nga sipër aksioni i kasave, faturave, burgosjeve, mos shitjes mend se futen në burg berberët, i kapjes së atyre që vazhdojnë e bëjnë kontrabandën e ushqimeve?!

Unë uroj shumë që masat e marra nga qeveria kundër informalitetit të zbatohen nga populli dhe të kontrollohen nga ata, jo si veprimet kundër duhanit. Për këtë të fundit, mjafton të dalësh jashtë unazës së Tiranës, ku anës rrugëve kombëtare dhe qytetase, nëpër bare dhe restorante tymoset duhan në çdo orë. Në rrugwn Q këtu në Tiranë, F është ai që unë blej libra shpeshherë. Disa ditë më parë, tatimorët i kanë marrë rreth dhjetë mijë libra. Ashtu siç bënë edhe me atw zotërinë tjetër pas Ish-Ministrisë së Kulturës që rregullon biçikleta, duke i vjedhur mallin, por edhe mjetet e punës. F është një trup i vogël, 10.000 librat janë çereku i jetës mbi lexime. Në librarinë e tij mblidheshin të rinj nga Elbasani, Durrësi, Librazhdi, dhe porosi që vinin nga konviktorët. Unë vetë kam shkëmbyer në këtë shenjtëri disa libra me të tjerë që F m’i ruante me vrull. Kështu vepronte me të gjithë. Kjo puna e librave të F-së, më ngjall një kohë të shkuar shtëpie. Kur komunistët erdhën në pushtet, ata konfiskuan edhe libra nga shtëpitë e të pasurve nga vilat italiane. Gjyshi pat punuar për një kohë të gjatë në Komitetin Ekzekutiv. Ai sillte në shtëpi libra të vjetër, me çështje dhe erë të çuditshme, madje edhe me vula familjare sipas kujtimeve të babait dhe të xhaxhait. Gjyshi i shpëtonte ato libra prej vdekjes në kaldajën e institucionit, duke i hequr nga radha që shtrëngonte hiç mos gjë! I shpëtonte nga qëndrimi i vdekjes në kampin e pritjes. Unë nuk e di dhe nuk e kam kuptuar kurrë: Si mund t’i merren librat dikujt që i ka mbledhur ato ndër vite, që jeton me to dhe mbi to?! Që ushqehet me atë pak dyqan, që e ka punën e vetme, ku për ne të tjerët ishte garancia e pastër e lumturisë personale?! Kush na garanton se ato libra do të kthehen sërish ashtu siç ishin, pa u flakur dhe përfunduar në cepat e ndonjë magazine? Mbase vendosen për mobilie letre në ndonjë shtëpi drejtuesish shtetërorë? Mbase në dhomën e vetë atyre që na bëjnë në ekran moralizma ekonomie. Makina Tatimore, mezi i mbante kur erdhën dhe e vodhën shtetërisht F. Disa i kthyen, disa i lanë po aty, se nuk kishte më vend në maune.

Për mua libri është shpirti që na takon të gjithëve, nuk mund të merret dhe as të privatizohet. Kur në mes të Tiranës, as pesë minuta larg nga Qendra, mos vallë shteti në këtë rast luan me realitetin e famshëm se libri vidhet dhe nuk kthehet më?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top