Gjithnjë e më shumë familjet shqiptare po bëhen mbartës të kafshëve shtëpiake, shumica prej tyre qenë të racave të ndryshme. Kjo është një gjë shumë e mirë pasi kafshët në shumë raste janë miku më i mirë për njeriun. Por ajo që shpesh bëhet shqetësuese është fakti se shumë herë këto kafshë bëhen shkak i sulmeve të njerëzve përreth, por edhe të vetë të zotit që e rrit dhe kujdeset për të.
Një rast i tillë nga ndodhur jo më larg se mbrëmjen e djeshme.
Denoncimi i zonjës:
Do të doja shumë ta nxirrnit denoncimin. Një qen me pronar më kafshoi çunin. Zotëria nuk lëvizi nga vendi edhe nuk denjoi të lëvizte për një ndihmë. Edhe se kuptoj pse të rrinë me gojë të lirë këto raca qensh si pit-bull, etj. Kam ndenjur dje deri në orën 12 të natës në urgjencë dhe i kam bërë çunit 10 lloje gjilpërash… Nuk e kuptoj në çdo vend të botes ka maska për kafshët të disa lloje racash.
E kam çuar edhe në polici edhe te Erion Veliaj, asnjë nuk merr asnjë iniciative. Dua që ai person të marrë një dënim për arsye sepse ka shumë fëmijë që vrapojnë edhe luajnë kjo nuk do të thotë që të kemi frik nga kafshimet, apo të mbyllim fëmijët në shtëpi e të dalin qentë. Vërini maska ka edhe bebe që luajnë afër këtyre kafshëve.
Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, zotëria qeni i të cilit shkaktoi këtë gjë, në që vend të kërkonte falje, tha: ‘Pse vrapon?! Kush ta ka fajin…’ Unë skam faj tha, vete vrapove…???
Ngjarja ndodhi dje te Pazari i Ri nga Xhamia. Në orën 10 e 30 në darkë. Ato në spital më dhanë një letër dhe më thanë ta denoncoj. Ka shkuar burri po nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi hajde më vonë i thanë… Shkoi edhe në bashki. I bën dalje, do e shikojmë kaq, fakti është se kanë ndodhur shumë situata të ngjashme kafshimi dhe prapë nuk ndryshojnë asgjë.
Burimi / JOQ
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.