Në fokus

February 15, 2019 | 10:15

Më mirë vetëm se në shoqërinë e njerëzve që na bëjnë të ndihemi të vetmuar

Si qenie njerëzore, ne kemi nevojë për një kontakt të caktuar shoqëror për të jetuar të shëndetshëm dhe të lumtur. Na duhet prania e të tjerëve në mënyrë që çdo gjë të ketë më shumë kuptim.

Megjithatë, nganjëherë duket se ne jemi me të vërtetë vetëm, edhe nëse jemi të rrethuar nga njerëz të tjerë. Ky është një tregues se të kesh njerëzit përreth nuk është sinonim me shoqërinë e vërtetë, lidhjen. Një shembull është kur shkojmë në një ngjarje në të cilën nuk ndihemi të qetë. Pa marrë parasysh se sa njerëz ka, ne do të ndjehemi ende të huaj, të lënë mënjanë.

Këto ndërprerje në vende shoqërore janë deri diku normale

Gjërat fillojnë të bëhen serioze kur njerëzit e afërt me ne, me të cilët kemi marrëdhënie çdo ditë, ndryshojnë sjelljen e tyre dhe na bëjnë të ndihemi gjithmonë të përjashtuar, vetëm. Kur marrim kohë për të perceptuar realitetin, ose nuk dimë se si të merremi me të, ne hyjmë në një realitet të vuajtjes së thellë që na shkakton plagë që mund të kërkojnë një kohë të gjatë për t’u shëruar.

Shenjat që tregojnë se jemi vetëm, edhe pse jemi të shoqëruar

Ne shpesh besojmë se kur hyjmë në një marrëdhënie të re apo miqësi, vetmia automatikisht do të lërë jetën tonë, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Marrëdhëniet janë të komplikuara dhe kur dy njerëz nuk luajnë rolin e tyre, mund të lindin ndërprerjet dhe ndjenja e braktisjes, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë emocional.

Ne mund ta luftojmë këtë realitet negativ duke mësuar të njohim shenjat kur jemi vetëm, edhe pse kemi njerëz përkrah:

– Personi tjetër, në vend që të na mbështesë, na fut në dyshime dhe e bën gjithçka shumë më të vështirë për ne.

– Nuk merr përgjegjësi dhe na fajëson për çdo gjë që shkon keq.

– Ai mendon vetëm për vete dhe nuk merr parasysh nevojat dhe ëndrrat tona.

– Ai nuk ka kohë për të qëndruar pranë nesh, ai është gjithmonë shumë i zënë dhe na bën të ndihemi inferior.

Pasojat emocionale të shkaktuara nga “vetmia e shoqëruar”

Vetmia e shoqëruar është një përvojë që mund të ndikojë në të gjitha fushat e jetës sonë dhe na bën të ndihemi të papërshtatshëm dhe të padenjë për dashurinë, përkujdesjen ose praninë, dhe e vendos vetë-respektin tonë gjithnjë e më poshtë. Nëse nuk kujdesemi për veten dhe nuk luftojmë vetminë me kalimin e kohës, mund të hyjmë lehtësisht në një gjendje të thellë depresioni, e cila thith gjithë gëzimin dhe motivimin tonë për të jetuar.

Vështirësia për të hequr qafe “vetminë e shoqëruar”

Marrja e vendimit për të hequr qafe marrëdhëniet e njëanshme dhe egoiste është e thjeshtë, por të punosh në mënyrë efektive për të qenë i lirë mund të jetë një sfidë e madhe për një numër arsyesh:

– Jo gjithçka është bardhë e zi, marrëdhëniet janë komplekse. Personi që na shkakton pasiguri sot, mund të ketë qenë një burim i madh gëzimi dhe dashurie shumë kohë më parë dhe ato kujtime mund të na pengojnë të veprojmë në të tashmen.

– Shpesh mësohemi me realitetin tonë edhe nëse nuk është pozitiv apo i lumtur. Ne mund të kemi gjetur një mënyrë për të jetuar me gjithë trishtimin dhe pakënaqësinë brenda nesh dhe kemi frikë se një qëndrim i ri do t’i bëjë gjërat më keq.

– Ne nuk duam që të shihemi si të dëmtuar, dhe kështu kur vendosim t’i japim tjetrit një mundësi tjetër, ne në fakt po mendojmë për veten tonë, se nuk duam të dështojmë, pa kuptuar pasojat që sjell kjo në shëndetin dhe lumturinë tonë në përgjithësi.

– Vlerësimi i një shoqërie është thelbësore për një jetë të lumtur.

– Edhe nëse është e vështirë dhe e dhimbshme, lirimi nga një marrëdhënie që sjell vetëm probleme dhe dëmton imazhin tonë është një qëndrim i madh, një akt i vetë-dashurisë.

Ne të gjithë meritojmë një shans të ri për t’u lidhur me veten dhe për të kërkuar një realitet të jetës që zgjon më të mirën e asaj që jemi.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top