Marrëdhënie

November 19, 2019 | 8:25

Më mirë vetëm se sa në shoqërinë e dikujt që nuk të meriton

Thonë se dashuria është motori i jetës. Por të jesh e kënaqur me dikë që gjithmonë e ndjek nga pas ose që na lë “vetëm thërrime”, nuk mund dhe nuk duhet të jetë e mjaftueshme, kurrë. Një ditë dikush do të na ngrohë zemrat, do të na mbrojë dhe rrezet e diellit do të ndriçojnë edhe ditët me shi, por deri në atë moment nuk duhet të jemi kurrë të kënaqur me pak.

Dashuria nuk është një garë për të arritur tjetrin, por një rrugë e përbashkët. Mos u kënaqni vetëm për të shuar urinë për dashuri, por prisni momentin e duhur kur gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Dëshira e jashtëzakonshme dhe nganjëherë e dhimbshme për t’u dashur bën që të gjithë të bien në gabimin më të madh: të kënaqemi me ata që nuk na meritojnë.

Vetmia frikëson, por lumturia është një e drejtë e secilit prej nesh. Më mirë të presësh personin e duhur sesa të zgjidhësh “mbeturinat” e dikujt. Nëse kënaqemi me pak, ne tradhtojmë veten, zemrën dhe shpirtin tonë. Ne nuk mund ta humbim dhuratën e çmuar të dashurisë duke ua dhënë atyre që nuk e dëshirojnë atë, ose, edhe më keq, atyre që e pretendojnë atë, por nuk na përgjigjen.

Një ditë dikush do t’ju shikojë si askush s’e ka bërë ndonjëherë dhe e gjithë ajo kohë e pritjes do t’ju bëjë të kuptoni se po, ia vlente vërtet, sepse kjo do të jetë dashuria më e madhe e jetës suaj. Mësimi për të qenë i pavarur edhe emocionalisht është shumë i rëndësishëm për ekuilibrin personal të secilit prej nesh. Të kujdesesh për veten në këto raste është shumë më mirë, sesa t’i përkushtohemi atyre që nuk na meritojnë. Lumturia para gjithçkaje. Nëse është dashuri e vërtetë do të ngrohtë zemrën dhe do ta bëjë gjithçka tepër të mrekullueshme: pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Ndoshta kur ishim të vegjël, të gjithë ëndërronim për Princin e Kaltër. Do të vijë, mbase jo me kalë, por dashuria e vërtetë do të përmbytë jetën tuaj në një mënyrë të papritur. Deri atëherë, kujtoni sa ju vleni dhe kurrë mos u kënaqni me pak.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top