Aktualitet

February 8, 2022 | 12:59

Më në fund lajme të mira, Manastirliu dhe mjeku Kalo: “Ka një ulje të kurbës së infektimeve”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në QSUT me mjekun infeksionist Tritan Kalon, tha se në ditët e fundit ka ulje të kurbës epidemike, teksa bën apel për kujdes të shtuar.

“Jemi në QSUT me një seri investimesh të reja që kemi bërë. Por takova Prof. Kalon edhe për të marrë një informacion se ku jemi gjithë këtë situatë të pandemisë në raport me shtrimet në spitalin Infektiv edhe ne spitalin Covid3, ku vijon që të ketë një numër pacientësh të shtruar por që ajo që vlerësohet dhe vihet re është pikërisht që ka një ulje të rasteve dhe të kurbës epidemike. Gjithashtu vlerësohet që situata në spitale nuk ka ardhur duke rritur numrin e pacientëve në mënyrë eksponenciale, por gjithsesi ka vend për të pasur akoma shumë kujdes dhe për vijimin e vaksinimit”, shprehet Manastirliu.

Në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu, mjeku Kalo bën apel për zbatim të rregullave antiCOVID dhe vaksinim të qytetarëve, teksa e quan situatën aktualet si “bishtin e pandemisë”, e cila brenda pak muajve do të bëjë që pandemia të shndërrohet në endemi.

“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit.

Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemi. Por që si rregull duhet të mos neglizhojmë për asnjë sekond elementët bazë të luftës kundër një infeksioni që kanë natyre pandemike, siç janë rregulla si vetë-ndërgjegjësimi, trinomi i famshëm, maskë, higjienë personale dhe kolektive dhe distancim shoqëror ku dhe kur është e mundshme, pa harruar dhe pa nënvlerësuar për asnjë sekondë vaksinimin si një armë e dobishme në uljen jo vetëm të rasteve por mbi të gjitha ç’është e rëndësishme të formave të rënda dhe uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje që nuk është për t’u nënvlerësuar”, theksoi Kalo.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top