Këshilla & Arsye

October 27, 2016 | 8:25

Më në fund një strehë e denjë për Liceun, aty ky rriten yjet e artit

Liceu artistik “Jordan Misja” pas vitesh në gjendje të mjerueshme, më në fund do të ketë një strehë të denjë për rritjen e brezave të artit. Ka qenë Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj që kanë përuruar ambientet e reja. Pas një rikonstruksioni të plotë, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ka një faqe të re prezantimi, pas një rrënimi të pamëshirmshëm përgjatë viteve të pluralizmit të vendit.

Në fjalën tij, Kreu i Bashkisë tha se, “vendi ecën me punë konkrete”. Ai e konsideroi ndryshimin e këtij liceu perfekt, ashtu siç e dhe e meriton, pasi sipas tij, “është një shkollë që ka prodhuar shumë emra të mëdhenj”.

2

Si ish-nxënës i kësaj shkolle, Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se, “liceu përjetoi prej shumë vitesh një proces të vazhdueshëm rrënimi dhe prej vitesh i mungonte vëmendja. Më në fund, pas kushedi sa dekadash, liceu do të ketë klasa, atelie e piano të reja,” tha Kryeministri, ndonëse pranoi se projekti është ende i pa plotë pasi duhen përfunduar sallat e koncerteve. Kryeministri pohoi mbështetjen e plotë të qeverisë për Bashkinë e Tiranës, për të përfunduar sallën e koncerteve, e cila të jetë gati në kohën e provimeve, verën e ardhshme. Në këtë mënyrë tha Rama, “ky lice do të plotësohet dhe më pas cilësia i mbetet në dorë mësuesve dhe nxënësve”. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe sopranon me famë botërore, e dalë nga kjo shkollë, Ermonela Jaho, e cila e dikur ëndërronte për të kënduar në La Scala. “Çdo ëndërr që shihet me sy hapur është e mundur, tha kryeministri. Kreu i qeverisë tha se, “mësuesit e liceut meritojnë që paga t’ju rritet në vazhdimësi, sepse kanë një sakrificë të përditshme shpirtërore për të bërë”.

3

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top