Nga ky vit i ri shkollor, librat për nxënësit e shkollave fillore do të jenë falas. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, ku saktësohet se “çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit”.
Brenda muajit Korrik të çdo viti, thuhet në vendim, do të përgatitet lista e parashikuar e nxënësve që përfitojnë librat falas nga vetë shkollat.
Kjo nismë do t’i kushtojë qeverisë 270 milionë Lekë.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.