Në fokus

June 8, 2017 | 13:10

Më shumë besim për pamjen tënde në plazh

Për vajzat e ndrojtura, plazhi shndërrohet në “provën e zjarrit”, në të gjitha kuptimet e fjalës. Fitoni më shumë besim në vetvete me këto tri “sekret.

1

Rroba banje të përshtatshme

Studiuesit britanikë kanë arritur në konkluzionin se një reçipetë me push-up mund ta ngrejë me 73% besimin në vetvete. Kështu që rekomandohet t’i përdorni të gjitha mundësitë që keni në dispozicion për ta vënë trupin tuaj në dukje.

Kujdesuni vetëm për profilin tuaj

Ne, femrat, krahasohemi përherë me femrat e tjera, sidomos tani, me trendin e ri të “Facebook”- ut. Rrimë me orë të tëra duke “admiruar” trupat e përkryer të modeleve, VIP-ve apo “mikeshave” tona. Më mirë hiqni dorë nga ky zakon i keq dhe mos u krahasoni me askënd, sepse, shpesh, fotografitë janë shumë larg realitetit, dhe ti, femra reale, nuk mund të dukesh si një fotografi e retushuar.

Më të lumtura vetëm në disa çaste

Rrini në praninë e njerëzve optimistë. Psikologët kanë zbuluar se mendimet tuaja negative dhe ato të të tjerëve mund t’ju bëjnë të keni një perceptim shumë pesimist për veten. Kërkojuni shoqeve tuaja të mos ankohen dhe kritikohen vazhdimisht. Nëse janë në të vërtetë të pak- ënaqura nga pamja e tyre fizike, atëherë të marrin masat në këtë drejtim. Është e vlefshme edhe për ju!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top