Marrëdhënie

November 27, 2015 | 9:39

Më shumë para, më shumë unë, më pak miqësi me konceptimin familje

Nga: Diola Malasi

“Nëse nuk je i pasur, kjo vjen nga fakti se askush nuk të ka mësuar të bëhesh i tillë”. Kështu shprehet autori Alfio Bardolla në librin e tij “Arti i pasurimit”. Paraja të bën më të lirë, sepse mundëson realizimin e dëshirave dhe njëkohësisht i bën njerëzit më egoistë. Ky fenomen është vërtetuar edhe në studime të ndryshme. Një biznesmene, e cila e ka aktivitetin e saj prej 10 vjetësh, thekson se: “Sa më shumë para kam në dispozicion, aq më shumë ndjehem e lirë për të plotësuar dëshirat dhe pasionet e mia. Një makinë e tipit të fundit”. Kjo deklaratë në fakt fuqizon lirinë individuale, por të bën të jesh më larg “halleve” familjare. Deri diku të bën një egoist të hekurt. Paraja është për jetën si benzina për makinën, nëse e ka serbatorin plot, mund të eci me shpejtësi. Nëse e ka në fund, duhet detyrimisht t’i drejtohesh një distributori benzine”. Sipas Aristotetlit dhe traditës klasike, për të menduar dhe për të ndërtuar një shoqëri virtuoze është e nevojshme të jetojmë të çliruar nga problemet ekonomike. Në fakt, çfarë kuptojmë dhe çfarë duhet të kemi parasysh me problemet ekonomike? Për të qenë vërtet të lirë, vëmë re se të rinjtë lipsen të punojnë që herët, në mënyrë që prurjet ekonomike të jenë të mjaftueshme për të ecur të vetëm përpara. Por gjithashtu, shumë shpesh shohim njerëz që punojnë shumë. Dhe ende shumë veta mendojnë se paratë nuk janë në gjendje të ndryshojnë jetën tonë, natyrën tonë të brendshme. “Të bësh të pamundurën për të grumbulluar para, nuk na ndihmon të jemi vetja, por për të ngritur një “unë” të rremë dhe të mos mendosh për shpenzimet e shtuara që secili nga anëtarët e familjes ka”… dhe pastaj, paratë shpesh na japin një pavarësi të tillë materiale që nuk shkon paralel me aftësitë zhvilluese. Por ndërkohë, shumë psikologë të tjerë mendojnë se paratë nuk na ndryshojnë, nuk na bëjnë më të mirë ose më të këqij, thjesht na plotësojnë në atë që jemi. Na japin mundësinë për të shprehur natyrën tonë të vërtetë.

“Në moshën 40-vjeçare jeta ime ndryshoi”, – shprehet Ana, që ka hapur një dyqan lulesh në kryeqytet. Kuptohet se me para mund të realizoja ëndrrat e mia, aspiratat e mia më të thella, duke realizuar ëndrrën time për pasionin e luleve. Më parë isha një e punësuar që merrja rrogë diku. Kur më pushuan nga puna, unë kisha kursyer diçka nga vitet që kisha punuar, ndaj vendosa të hapja një dyqan lulesh. Për sa kohë nuk kisha arritur të merrja një shifër të mjaftueshme për të jetuar siç duhej, ishte një problem për mua. Bëhesha nervoze. Gjithsesi ju përkushtova dyqanit dhe kuptova se paraja nuk mund të fitohet lehtë pa djersë, koncepte këto që mi kishte mësuar nëna që e vogël. Më në fund ja dola, ndjehem e lirë dhe e realizuar”.

Një gabim i zakonshëm është që ta bësh marrëdhënien me paratë një çështje morale. Një deklaratë mjaft e përhapur kohët e fundit, që me shumë gjasë rrjedh nga bindja fetare në lidhje me pasurinë, se të varfrit shkojnë në parajsë! Por edhe nga ideja se nuk mund të bëhemi të pasur pa bërë kompromise të mëdha jetike. Ideja ime si psikologe është: Të angazhohemi më shumë për t’u çliruar sa më shpejt nga nevoja shtrënguese e të punuarit për të jetuar. Kur të mos punojmë thjesht për të jetuar e për pasojë për të konsumuar, do të fitojmë qetësinë e

vërtetë, do të kemi harmoni të plotë dhe të shëndetshme ndërmjet unit vetjak dhe bërthamës familje, e cila duket qartë se kohët e fundit po përjeton një krizë të gërshetimit financiar dhe moral. Psikoanalisti Jungian, Francesco Belo nuk është dakord me këtë teori. “Shpesh njerëzit e aftë për të shtuar pasurinë janë luftarakë dhe agresivë”. Në këtë rast, nevoja për të shtuar pasurinë bëhet një skllavëri e vërtetë. E megjithatë, paraja në vetvete nuk kanë ndonjë vlerë pozitive apo negative. Në kulturën perëndimore, qëllimi është të fitohet para për të jetuar mirë dhe jo e kundërta. Pasuria është edhe një gjendje mendore, një gjendje psikologjike bollëku, që do të pasurohet në një rrjet marrëdhëniesh më të pasura, njohjesh më të matura, përvojash më të mëdha pozitive. I takon secilit detyra për të hedhur piketat e lirisë së vet.

Sekretet për të qënë të lirë në marrëdhënien me paranë:

Sipas Alfio Bardolla’-s është e mundur të mësosh për të qenë financiarisht të lirë. Ja disa këshilla:

-Mësoni të mos ankoheni: Për atë që jeta ju ofron, kapini të gjitha mundësitë e mundshme që jeta ju ofron.

-Kushtojuni mirëqenies tuaj financiare kohën e duhur, duke u informuar, duke u ballafaquar me të tjerët.

-Çlirohuni nga ideja se paraja të njollos

-Shikojini paranë jo në nivel uni por edhe familjeje nëse ti vërtet je një familjar

-Analizoni qëndrimin tuaj kundrejt parasë dhe të pasurve

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top