Studim

November 1, 2018 | 15:06

Më shumë përkujdesje për partneren? Lëreni të flasë!

Lëreni bashkëshorten apo partneren tuaj të bisedojë gjatë me mikeshat e saj.

Sipas një studimi të Universitetit të Michigan-it në SHBA, botuar në revistën “Hormones and Behaviour” e gjithë kjo gjë bën të mundur rritjen e nivelit të progresteronit, një nga hormonet seksuale më të rëndësishme të femrave.  Një substancë e tillë, rrit vëmendjen e femrave kundrejt të tjerëve dhe dëshirën që t’i përkushtohet njerëzve që e rrethojnë (bashkëshorti apo i fejuari).

Studiuesit kanë bërë një sërë testesh te 160 femra dhe kanë analizuar më pas përqendrimin e progresteronit në pështymën e tyre. Mjaftojnë 20 minuta bashkëbisedim dhe çdo gjë do të shkojë për mrekulli.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top