Studim

March 29, 2018 | 14:58

Më shumë të stresuar për celularin sesa për punën

Shumica e njerëzve në ditët e sotme jetojnë me frikën se baterisë së telefonit do mbarojë. Frikë e tillë është konsideruar tepër stresues për njerëzit madje me stresuese se sa një intervistë punë, raporton një studim i fundit.

Prodhuesit e telefonit Huawei anketuan rreth 2 mijë të rritur në Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat treguan se njerëzit e kanë më të lehtë të bëhen prindër, të mos marrin një intervistë pune se sa të rrinë disa orë pa telefonin e tyre.

Psikologia dhe udhëheqësja e studimit, Dr Linda Papadopoulos ka deklaruar se të dhënat e hulumtimit vënë dhe një herë në dukje se sa e rëndësishme është bërë kjo pajisje e vogël teknologjike në jetën njerëzorë.

Tashmë njerëzit ndjejnë një lidhje me smartfonët e tyre sikur ata të ishin një anëtar familje ose një mik i ngushtë.

Kompania kineze e nisi këtë hulumtim për të kuptuar se sa e rëndësishme është jetëgjatësia e baterisë së telefonave tek konsumatorët e ditës së sotëm.

E sipas raportimit gati 50% e njerëzve të anketuar se jeta e shkurtër e baterisë është një nga gjërat më irrituese.

Në Mbretërinë e Bashkuar 1 në 5 persona godet ose hedh telefonin nëse përballen me një dështim teknikë raporton shefi i marketingut të Huawei Justin Costello.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top