Ja shembujt se cilat janë vetullat e duhura dhe ato të gabuarat për të bërë korrigjimin e menjëhershëm
Vetullat janë një detaj i rëndësishëm i portretit te një femër. Bukuria e tyre varet nga të njëjtat detaje: harku, plotësia, kufizimi dhe përfundimi. Po aq janë të afta të ulin vitet në moshë. Ja se çfarë këshillon për site-n DonnaModerna, Valentina Grassi.
Siç duket në foto, vetullat shumë të holla të plakin. Gjithçka ndryshe në foton e të njëjtit person në të djathtë, ku vetullat janë të mbushura dhe në formën korrekte.
Siç e shihni në foto, vetullat shumë të holla i ngurtësojnë tiparet. Më mirë të zgjedhin një formë më të harmonishme duke iu dhënë vetullave trashësi në harkun e tyre.
Siç duket në anën e majtë të fotos, vetullat kënddrejtë japin egërsi në portret. Edhe në këtë rast ka një zgjidhje për ta bërë portretin më të ëmbël, kjo falë vetullave më harmonike.
Vetullat shumë të harkuara janë përgjegjësi për një shprehje të mrekullueshme. Më mirë ridizenjoni përreth duke e bërë atë më pak më shumë katrore.
Vetullat tepër të trasha, pak të kuruara janë përgjegjëse për një pamje të plakur në tërësinë e portretit. Një pastrim i lehtë bën përmirësimin e garantuar.
Për të kuptuar formën e vetullave, përpiquni t’i krihni ato lart dhe anash në fund për të sistemuar drejt ato qime që dalin nga forma.
Burimi: http://www.donnamoderna.com/bellezza/viso-e-corpo/sopracciglia-giuste-per-sembrare-piu-giovane
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.