Dëshmi

February 14, 2022 | 17:07

“Më thërrisni znj.Dule tani e tutje!”, “luftëtarja” shembull frymëzimi, kurorëzoi sot lidhjen e dashurisë

Ka zgjedhur një ditë të veçantë si ajo e të dashuruarve, për të na përcjellë një lajm shumë të bukur. Vilma Dule, ka kurorëzuar sot dashurinë me partnerin e jetës. Në postimin e veçantë që shpërndau në rrjetin e saj Facebook, Vilma tërhoqi vëmendjen me statusin në italisht:

02

Gëzuar shën Valentinin, Luftëtarë/ e

Dashuria e vërtetë është ilaçi për çdo dhimbje.

Dashurohuni dhe doni pa zinxhirë, pengesa dhe egoizëm.

Më thërrisni znj.Dule tani e tutje!

 

Vilma Dule u bë personazh i medieve pas sulmit me acid 9 vite më parë, teksa dilte nga puna. Ajo i shpëtoi për mrekulli sulmit.

Vilma Dule, tashmë përfaqëson femrën shqiptare me karakter të fortë që ka mundur të përballojë sfidën më të rëndë që i ka sjellë jeta.

Në një postim të hershëm ajo theksonte se:

Përgjigja më e mirë ndaj dhunuesve të mi ishte që unë të vazhdoja të luftoja për jetën time, për të rindërtuar fytyrën time të djegur dhe për të shëruar shpirtin tim të vrarë.

Asnjë dhe askush s’mund të ndalojë një grua që nuk dorëzohet kurrë.

Duhet të flasim për dhunën ndaj grave dhe në Shqipëri, dhe jo vetëm kur ndodh diçka e keqe por çdo ditë.

Dhe mos harroni vetëm një burrë i vogël mund të dhunojë një femër për t’u ndier më i madh apo më i fortë.

Përqafime Luftëtarë!

01 3

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi Vilma Dule Facebook Post

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top