Marrëdhënie

January 30, 2017 | 12:51

Më thuaj çfarë pune bën, të them nëse do të tradhtosh…

1Njerëzit me këto profesione kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerin

Tradhtia? Një çështje profesionale! Sipas një studimi të VictoriaMilan, një faqe online për takime sekrete, që ka intervistuar më shumë se 6 mijë përdorues të saj (persona të martuar apo që janë në një lidhje), lloji i punës që bëni tregon edhe nëse jeni tradhtar…

Nga rezultatet del se të gjesh të dashur në vendin e punës është mënyra më e zakontë për rreth 65 për qind të femrave që tradhtojnë bashkëshortin/të fejuarin me një koleg.
10 për qind e tyre u shprehën të shqetësuar se çfarë mund të ndodhte në karrierën e tyre nëse përhapeshin thashethemet në ambientin e punës.

Më të prirë për të tradhtuar janë personat 29, 39, 49 apo 59 vjeç, ose ndryshe ata që janë pranë ndryshimit të “prefiksit”.
Pra nëse mendoni se keni gjetur shpirtin binjak dhe se doni të kaloni me të gjithë jetën është rasti të kontrolloni nëse partneri juaj është në këtë klasifikim.

Klasifikimi

2

Financë (Broker, bankierë, analistë tregu)
Në vend të parë të klasifikimit qëndrojnë bankierët dhe broker-ët dhe për ata që kanë parë filmin ‘The Wolf of Wall Street’, kjo nuk është një surprizë.

3

Aviacion (Pilotët dhe stjuardesat – rasti klasik).
Udhëtimet e largësia janë bashkëpunëtorë.
Për stjuardesat dhe pilotët, çdo ditë është një udhëtim i ri, çdo udhëtim përkon me fluturime të ndryshme dhe njohje të reja. Tundimet janë të shumta!

4

Personeli në fushën e shëndetësisë (Mjekët, infermierët, ndihmësmjekët)
Jakat e bardha janë të parezistueshme! Stereotipi i imponuar edhe te Grey’s Anatomy, konfirmohet në këtë klasifikim. Repartet e spitaleve duket se janë afrodiziakë për mjekët, ndihmësmjekët, infermierët dhe pacientët.

1

Biznes (Menaxherët dhe administratorët)
Menaxherët dhe administratorët duket se nuk janë të interesuar veç për biznes!
Impenjime frenetike, takime të rëndësishme, shtrëngim duarsh dhe tek-tuk edhe ndonjë tradhti e vogël!

6

Sport (Ata që merren me palestër)
Trajner personal, atlet, ata që merren me palestër janë të parezistueshëm!
Stërvitja vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë mund të lindë dëshirën që trupi i përkryer të vlerësohet nga më shumë persona.

7

Art dhe spektakël (Muzikantë, modele, aktorë e fotografë)
Për artistët përvojat, ndjesitë, emocionet dhe instinktet janë esenciale. Monogamia mund të shkatërrojë kreativitetin e tyre.

8

Personat që punojnë natën (Dj, balerinat, kamerierët)
Njohjet janë të shumta për Dj, balerinat e kamerierët gjatë turnit të natës e mes tyre, ndonjëra mund të jetë më intriguese se të tjerat!

9

Komunikim (PR dhe gazetarë)
Gazetarët shkojnë aty ku i çon puna dhe jo të gjithë partnerët janë në gjendje të pranojnë e të kuptojnë oraret e vona dhe ndryshimet e papritura të planeve. Nga një zënkë tek tjetra, është e lehtë të biesh pre e tradhtisë.

10

Drejtësi (Avokatë, sekretare, gjyqtarë e magjistratë)
Të fundit në këtë klasifikim, avokatët, që me shumë mundësi nuk do ta kenë problem të merren edhe me çështjen e tyre të divorcit!

/Monitor/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top