Këshilla & Arsye

September 27, 2019 | 8:17

Media sociale nuk është e mirë për shëndetin tonë mendor

Kontrollimi i Facebook është pjesë e rutinës së përditshme, ose gjëja e parë që bëjmë në mëngjes. Megjithatë, ky nuk është një zakon i shëndetshëm. Ky “lundrim” mund të na bëjë të ndjehemi keq për jetën tonë.  Ja disa arsye përse media sociale nuk është e mirë për shëndetin tonë mendor.

11.Facebook nuk do të ndihmojë miqësitë tuaja

Miqësitë në rrjetet sociale ndryshojnë nga miqësitë ballë për ballë. Numri i miqve në Interent tejkalon atë të miqve që njeh ballë për ballë, por numri i miqve të vërtetë  kur ju keni nevojë për to barazohet, pasi ka një numër të vogël miqsh të besuar. Pra më shumë, nuk është domosdoshmërisht më mirë. Ndërveprimi është thelbësor për ruajtjen e miqësisë.

2.Facebook shkakton depresion

Pse ndodh kjo? Ne bëjmë krahasime midis vetes dhe të tjerëve, dhe nuk ka rëndësi nëse krahasimi është “në rritje” , apo “në rënie”. Siç thotë edhe Theodore Roosevelt: “Krahasimi është hajdut i gëzimit.” Dhe kjo është sigurisht e vërtetë në moshën e rrjeteve sociale.

3.Facebook shkakton xhelozi

Problemi është se ky është një perceptim tërësisht i pasaktë për atë që po ndodh. Por duke parë fitoret e të tjerëve na bën që të promovojmë veten tonë më shumë, e cila çon në një cikël vicioz. Kur ne ballafaqohemi vazhdimisht me imazhe të jetës së miqve tanë, të cilat janë të mbushura me promovime dhe pushime, është e natyrshme që të ndjehemi xheloz.

4.Mediat sociale të nxjerr në pah pjesët negative të vetes

Jo vetëm që mund të vuajmë nga shëndeti mendor në mënyrë të përgjithshme, por Facebook mund të shkëlqejë një dritë në tiparet ekzistuese tona negative të personalitetit. Një studim vitin e kaluar, për shembull, ka gjetur se njerëzit që bëjnë më shumë përditësime në lidhje me arritjet e tyre personale kanë tendencë të jenë narcist. Ndërsa ata me vetëbesim të ulët akumulojnë miq në Facebook.

5.Mediat sociale krijojnë varësi

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top