Në fokus

June 23, 2017 | 10:27

Mediet sociale po ndikojnë në shtimin e ndërhyrjeve plastike

Të rinjtë po u kthehen procedurave kozmetike, si botoksi apo tërheqjet e lëkurës, si rezultat i presionit të medias sociale.

1

Një studim i kryer nga Këshilli “Nuffield” për Bioetikën thotë se, qeveritë duhet të mbrojnë njerëzit nga një industri krejtësisht e pakontrolluar.

Raporti kritikon edhe aplikacionet e tualetit dhe lojërat “online” me operacione plastike, për fëmijët nën moshën 9 vjeç. Autorët druajnë se aplikacione të tilla kontribuojnë për rritjen e ankthit mbi imazhin e trupit.

Pjesa më e madhe e industrisë së procedurave kozmetike është e parregulluar dhe e pakontrolluar, ndaj nuk është e lehtë të flasësh për të dhëna të besueshme.

Në vitin 2015, një kompani kërkimesh të tregut vlerësonte se, ky treg në Britaninë e Madhe mund të kapte një vlerë prej 3.6 miliardë paund. Ndërkohë, e sigurtë është që ka pësuar rritje domethënëse gjatë dekadës së fundit.

Raporti identifikon disa faktorë që inkurajojnë të rinjtë, që të fokusohen veçanërisht te pamja. Mes tyre përfshihet niveli i ankthit për pamjen, rritja e mediave sociale, ku fotot mund të marrin vlerësime pozitive apo negative, si dhe popullariteti i kulturës së “VIP”-ave, kombinuar me imazhe të kuruara mirë dhe në dukje stile perfekte jetese./TCH

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top