Kohët e fundit është zbuluar një medikament i ri që mendohet të ketë një efekt tepër pozitiv në lidhje me trajtimin e simptomave të këtij problemi, pothuajse në të gjitha format e tij.
Ky medikament quhet “nitrosinaptinë” dhe ka rezultuar me sukses tek eksperimenti i kryer me minjtë. Ky medikament vepron duke bërë të mundur që neuronet e trurit të funksionojnë si duhet dhe për pasojë të korrigjohen anomalitë cerebrale të cilat do të ishin të përgjegjëse për sjelljen e fëmijëve autikë. Tashmë mendohet që ky eksperiment të kryhet edhe tek njerëzit.
Studimi
Ky është një studim i kryer nga laboratori “Stuart Lipton” në Kaliforni si edhe nga “The scrips research” dhe më pas është publikuar në revistën “Nature communications”. Ata tashmë mendojnë të testojnë nitrosinaptinën tek pacientët e parë me autizëm, dhe studiuesit mendojnë se ky medikament do të rezultojë me sukses edhe tek këta subjekte pavarësisht formës së autizmit, shkruan Pernenat. Studimi është mbështetur nga një shoqatë prindërish të fëmijëve autikë që kanë formuar një grup në facebook. Medikamenti përfundimisht mund të ketë sukses edhe në trajtimin e Alzheimer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.