Në fokus

March 1, 2017 | 11:30

Meditim për të ndihmuar mirëqenien mendore të fëmijëve në shkolla

“Mësuesi është zemra e sistemit arsimor”

Por, diçka po shkon keq me shkollat tona. Ndërkohë që në vendin tonë ende praktikohet nxënia me anë të dhunës, në vende të zhvilluara investohet në të gjitha drejtimet për shëndetin mendor të fëmijëve.

Mbi 5000 mësues në Britani të Madhe janë trajnuar për të mësuar meditimin. Nëpërmjet kësaj teknike ato do të ndihmojnë nxënësit të përmirësojnë mirëqënien e tyre mendore.

1

Meditimi është një process qendërzimi, ku përmes frymëmarrjes së thellë dhe shtrirjeve të thjeshta personi qetësohet, sjell shqisat në të tashmen, shkëput veten nga shqetësimet dhe bëhet i vetëdijshëm për trupin.

Meditimi i sjell njerëzit në botën fizike, e cila është aq shumë nevojshme për këtë brez të fëmijëve, të cilët po rriten në epokën teknologjisë dhe urbanizimit.

Fëmijët po shpenzojnë më pak kohë jashtë se brezat e mëparshëm, duke çuar në probleme të shëndetit mendor. Për shkak të kësaj, ne kemi nevojë për të adresuar dhe për të krijuar modele pozitive të të menduarit për të shmangur probleme të shëndetit mendor, që mund të përballen brezat e ardhshëm të fëmijëve.

2

Duke qenë të trajnuar për të njohur emocionet negative fëmijët bëhen më të vetëdijshëm për cilësitë e tyre pozitive. Meditimi ndihmon edhe për procesin e të mësuarit, duke çuar në një jetë pozitive dhe të suksesshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top