Këshilla & Arsye

September 29, 2017 | 9:22

Meditimi mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës

Të kalosh disa minuta duke medituar çdo ditë mund të ulë shanset për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

1

Analiza nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) zbuloi se praktikat e meditimit ulin faktorët e rrezikut nga sëmundje të zemrës. Në mënyrë të veçantë, meditimi ul nivelin tuaj të stresit, ankthit dhe tensionin e gjakut.

Hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur meditimin edhe me përfitime të tjera shëndetësore, përfshirë rritjen e sitemit imunitar.

Për këtë studim, hulumtuesit e AHA rishikuan kërkimet e mëparshme për të përcaktuar, nëse meditimi mund të ndikojë në shanset për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Ata u përqëndruan në meditimin ulur, që nuk kërkonte lëvizje fizike, duke studiuar forma që theksonin koncepte të tilla si njohuri, ndërgjegje, zen dhe relaksim.

Studiuesit zbuluan se meditimi është i lidhur me reduktimin e stresit, nivelin e depresionit dhe ankthit, të gjitha këto mund të çojnë në sëmundje të zemrës. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të ndikon pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Praktikat e meditimit mund të ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin, gjë që pakëson shanset e tyre për të patur një sulm në zemër, shtoi studimi.

Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë, se edhe pse meditimi sjell përfitime,  nuk është zëvendësim për kujdesin mjekësor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top