Në fokus

December 13, 2018 | 9:30

Meditimi ndihmon trurin që ta përthithë më mirë informacionin

Një studim i ri i University of Surrey në Britani ka zbuluar një lidhje mes meditimit dhe mënyrës sesi njerëzit reagojnë ndaj marrjes së informacionit. Pjesëmarrësit në testime ishin si meditues të rinj edhe me eksperiencë, dhe iu kërkuan të zgjidhnin imazhe të lidhura me shpërblimin.

Subjektet që praktikonin meditimin, performonin më mirë në zgjedhjen e çifteve me më shumë mundësi shpërblimi, sipas një tendence të qartë për të mësuar nga eksperiencat pozitive. Ata që nuk meditonin rrjedhimisht mësonin të zgjidhnin opsionet më të leverdishme, por e bënin këtë me anë të stileve më të ngadalta dhe me probabilitet më të ulët suksesi.

Gjatë studimit pjesëmarrësit u lidhën me regjistruesin EEG, një matës pa ndërhyrje i sinjaleve elektrike në tru. Të gjitha grupet reaguan ndaj informacionit pozitiv, por reagimi neurologjik ndaj informacionit negativ ishte më i lartë në grupin e jo-medituesve, që tregon se medituesit ishin më pak të prekur nga informacioni negativ. Kjo sipas studiuesve vinte nga nivelet e rritura të hormonit dopaminë te ata që meditojnë.

Studime të mëparshme në pacientët me sëmundjen e Parkinson, të cilët kanë nivele të ulëta dopamine, kanë treguar se niveli i saj është thelbësor për mësimin dhe procesimin e informacionit.

Autori kryesor i studimit Paul Knytl, tha se, “njerëzit kanë medituar prej 2000 vjetësh, por funksioni neurologjik i kësaj praktike nuk njihej më parë. Zbulimet tregojnë se medituesit reagojnë në mënyrë më të organizuar ndaj informacionit të marrë, dhe kjo tregon për avantazhet psikologjike të praktikës.”

Bertram Opitz, Professor neuro-shkencash në University of Surrey, u shpreh se, “meditimi është një mjet i fuqishëm për trupin dhe mendjen, mund të reduktojë stresin dhe të përmirësojë sistemin imunitar. Ai përmirëson mënyrën sesi individët performojnë në shkollë ose në punë”.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top