Meditimi ka përfitime të shumta për praktikuesit e saj të rritur, por psikologët flasin edhe për ndikimin pozitiv te fëmijët
Studimet e fundit pohojnë se praktika e meditimit te fëmijët e moshës 4-5 vjeç mund të nxisë zhvillimin e mirë të tyre emocional dhe intelektual. Meditimi, përveçse i kushton shumë vëmendje trupit dhe i lejon fëmijët të kuptojnë më mirë gjuhën e trupit dhe ndjesitë fizike që lidhen me disponimin, zhvillon mendimet e tyre.
Shumë studime sociologjike kanë nënvlerësuar ekzistencën e çrregullimeve psikologjike dhe të sjelljes te fëmijët e vegjël të lidhura me stres, ankth. Duhet të kemi parasysh se në çdo fazë të jetës, jetojmë me emocionet tona dhe është e rëndësishme që të mësojmë t’i njohim dhe menaxhojmë në mënyrën e duhur dhe të shëndetshme.
Meditimi mund të përmirësojë jo vetëm ata që paraqiten me shenja që lidhen me problemet e shëndetit mendor, por edhe ndihmon në mirëqenien e përgjithshme dhe zhvillimin e fëmijës.
Ajo mund të jetë e dobishme për:
- Përmirëson të mësuarit, vëmendjen, kreativitetin dhe performancën akademike
- Mëson përqendrimin
- Ndihmon për të rregulluar emocionet, për të gjetur paqe dhe ekuilibër, kur ndihemi të zemëruar, në ankth
- Përmirëson aftësitë e analizës së vetvetes. Mund të shihni më qartë dhe objektivisht se çfarë ju ndodh, çfarë mendoni, ose si të tjerët ndihen dhe çfarë ndodh në mjedisin e tyre
- Zhvillon dhembshuri dhe mirësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve
- Përmirëson aftësitë prosociale dhe tipare personale të tilla si: durimi, ndjeshmëria, gëzimi për mirëqenien e të tjerëve apo qetësi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.