Këngëtarja Mefarete Laze rikthehet në studion e Rudinës pas një sprove me shëndetin e saj. Ajo prej 8 muajsh është bekuar me një mbesë, ku nuk ngurron të rrëfejë emocionet e saj si gjyshe.
“Fëmija i fëmijës qenka një mrekulli. Tashmë jam në një moshë që nuk e kam më aktivitetin e madh që e kisha me fëmijët e mi; kam qenë vrap me i ushqy, vrap në punë, vrap me i mësu..vrap, vrap dhe nuk i kam gëzuar të gjitha etapat. Tashmë kam tërë kohën me ia dhuru Arias, jam më e qetë dhe mund ta shijoj”, thotë Myfaretja teksa nënvizon se pavarësish dashurisë së madhe për mbesën, asgjë nuk e zëvendëson dashurinë për vajzat e saj.
Lidhur me titullin “Mjeshtër i Madh” dhënë nga Presidenti Nishani më 8- Mars ajo thotë se ka punuar shumë për të arritur tek të tilla vlerësime.
“Është një profesion me shumë sakrifica dhe vështirësi por i bukur, sepse ajo kënga mi ka dit tan sakrificat, tan vështitësitë, tan hallet, mërzitë dhe asnjëherë s’më ka padit. Është shumë e mirë”, thotë këngëtarja.
Myfarete Laze përtej emocioneve që po përjeton si gjyshe, na rrëfen edhe rreth të rejave në aspektin profesional. Ajo është e angazhuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ku zhvillon terapi arti, për individët që vuajnë dënimin në burg.
“Gjithmonë kam dasht me i dhanë shpirt dhe shpresë me rrit vetëbesimin tek disa njerëz që kanë lind të këqinj ose fati ka qenë i zi. Unë e ndjej si detyrë humane këtë profesion dhe e bëj me shumë kënaqësi,” theksoi ndër të tjera Laze.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.