Meghan dhe Harry, çifti mbretëror më në zë i vitit, kanë vizituar qarkun e Mbretërisë së Bashkuar, Sussex, për të cilën ata janë formalisht përgjegjës.
Kjo vizitë e tyre është mbështetur nga banorët e Sussex, të cilët nuk i kursyen shtrëngimet e duarve, fotografitë dhe përshëndetjet. Një event i vërtetë për Meghanin, e cila tregoi mbështetjen e saj si një anëtare e re e familjes mbretërore. Për këtë rast, Dukesha kishte zgjedhur një veshje mahnitëse: një pallto Armani, me një këmishë të Oter Stories të kombinuar me një fund të Boss dhe një kuletë Gabriela Hearst.
Vizita e çiftit filloi nga Parku Inxhinierik dhe Teknologjik i Universitetit të Chichester dhe më pas u zhvendos në Brighton për takimin e një grupi studentësh dhe më pas vizitoi dy kompani të rëndësishme siç është ‘Survivors’ Network’ për punën dhe territorin, dhe organizata bamirëse ‘Youth Centre di Peaceheaven’, e cila mbështet viktimat e abuzimit seksual dhe dhunës.
Burimi / www.vogue.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.