Edhe pse përdoret prej më shumë se gjysmë shekulli, rreth 98 % e femrave nuk i dinë mekanizmat se si vepron pilula kontraceptive. Shumica prej nesh e di me siguri se përdorimi i pilulës ndihmon për të evituar shtatzënitë e padëshiruara, por vetëm kaq. Se si vepron ky medikament, efektet që ka dhe shumë këshilla të tjera, është e rëndësishme t’i marrim paraprakisht nga mjeku ynë…
Pilula është në përdorim të gjerë, por femrat (98% e rasteve) nuk e dinë me saktësi se si funksionon.
Shërben për të evituar shtatzënitë e padëshiruara: kjo është e qartë.
Por si vepron për të bllokuar këtë mundësi shtatzënie?
Është një mister për pjesën më të madhe të konsumatoreve. Këtë e verifikon një studim i bërë në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Rumani botuar në revistën “Contraception”.
Duhet të kujtojmë se pilula ka 53 vjet që është prodhuar dhe përdoret nga rreth 100 milionë femra. Është një ilaç me përdorim të përgjithshëm dhe përpos kësaj, pjesa më e madhe e femrave, pavarësisht nivelit kulturor, nuk e ka idenë se cilët mekanizma janë fshehur pas pilulës së kontraceptivit. Shumica e femrave do të donin t’i dinin të fshehtat e këtij ilaçi, ndaj në këtë kontekst një rol kyç mund të jetë ai i gjinekologut.
Detyra e specialistit të fushës është që të shpjegojë mekanizmat e këtij ilaçi, duke i hedhur pas krahëve paragjykimet që për shumë vite kanë karakterizuar kontraceptivin. Shpesh ilaçi merret jo vetëm për të parandaluar shtatzëninë, por edhe për të kuruar shqetësime të ndryshme femërore: menstruacione të shumta dhe të çrregullta, akne etj. Pilula është mënyra antikoncepsionale më e sigurt, dhe megjithatë, në disa raste mund të rezultojë pa efekt.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Cocrane Library”, kur femrat janë shumë kilogramë mbi peshë, rreziku për të mbetur shtatzënë ekziston, edhe pse e përdorin pilulën rregullisht. Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm. Disa ilaçe, për shembull, nuk përputhen me hormonet. Është e rëndësishme që të respektohet i njëjti orar çdo ditë për ta marrë pilulën. Nuk duhet neglizhuar asnjëherë. Dhe nëse harroni ndonjë ditë ta merrni atë, mos pini dy kokrra njëherësh ditën tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.