Këshilla & Arsye

March 2, 2017 | 9:30

Mekanizmat mbrojtës që përdor egoja njerëzore

1

Mohimi

Skualifikim i rreziqeve, injorim i mendimeve të këqija. Pazotësia njerëzore për të përballuar një kërcënim të caktuar (mohimi i vdekjes së një personi të afërm.)

Represioni

Ndrydhja, mendja e vetëdijshme e shmang lëndimin dhe dhimbjen e brendshme, duke kryer pajtimin mes kërkesave të individit dhe superegos, e cila nuk kontrollon dot një material të represuar (i vogël sheh ëndërr duke u mbytur, kur rritesh nuk e kujton këtë, por ke frikë nga hapësirat ujore.)

Asketicizmi

Heqja dorë nga nevojat kur parandjen një rrezik. Heq dorë nga nevojat që janë të pëlqyeshme si individ.

Izolimi

Heqja e emocionit nga një kujtim i vështire ose impuls kërcënues (zhytja në detyrimet shoqërore kur të ka ndodhur një vdekje familjare.)

Zhvendosja

Hakmarrja ndaj të tjereve. Ridrejtimi i një impulsi drejt një objekti zëvendësues (mërzitjen e punës e shfryn në shtëpi)

Kthimi kundër vetes

Personi bëhet vetë objekt zëvendësimi (inatin e të tjereve ja nxjerrim vetes tonë.)

Projeksioni

Kur të metat e tua ia projekton dikujt tjetër (burri që tradhton bëhet xheloz, duke menduar se ajo e tradhton.)

Formimi i reagimit

Besimi i të kundertës të asaj që eshtë e pranueshme (kur një homoseksual nuk e pranon dhe deklaron se i përbuz ato.)

Dorëzimi altruist

Personi jeton nën hijen e tjetrit.

Introjeksioni

Të huazosh vetitë e mira të dikujt, sillesh si dikush që të pëlqen.

Identifikimi me agresorin

Të bëhesh i ngjashëm me atë që ke frikë. Cilësi që nuk i ke po duhet ti mësosh.

Regresioni

Lëvizje prapa në kohë psikologjike, kur dikush ndeshet me stresin dhe sillet si fëmijë.

Racionalizmi

Shtrembërimi kognitiv i fakteve, besojme gënjeshtrat tona ( kur marrim nota të ulëta themi: nuk ka rëndesi nota po dija.)

Sublimimi

Transformimi i një impulsi të papranueshëm (që ka zakonisht një objekt seksual), në një objekt tjetër,ose kur nuk arrijmë dot një profesion zgjedhim një të përafërt (nuk bëhesh dot këngëtar, ndaj zgjedh violinën.)

Asgjesimi

Zhbërja ka të bëjë me veprime ose rituale që bëhen, përfshire mendime apo ndjenja të pakëndshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top