Mirëqenie

May 9, 2019 | 9:35

Melanoma, kush janë më të rrezikuar dhe si mund të parandalohet

Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë.

Njohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson zbulimin dhe trajtimin e tij, përpara se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm, nëse zbulohet në kohë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shkaku i melanomës nuk është i qartë. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. Faktor rrezikues është edhe komponenti gjenetik, i cili luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Melanoma mund të zhvillohet në të gjithë trupin, por më shpesh ajo zhvillohet në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspozimi në diell, si shpina, këmbët, krahët dhe fytyra. Mund të ndodhë që ajo të zhvillohet në sipërfaqe më pak të ekspozuara ndaj diellit, si shputa e këmbës, palma e duarve, thonjtë etj. Melanoma mund të formohet gjithashtu në sy, e quajtur ndryshe melanoma okulare dhe rrallë në organet e brendshme si p.sh. zorrët. Këto melanoma të fshehura janë më të zakonshme në individët me lëkurë të errët.

KUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR

Personat më të rrezikuar janë ata që kanë: Lëkurë të bardhë. Kjo, pasi të kesh më pak pigment melanine në lëkurë, do të thotë të kesh më pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo të kuq, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma. Së dyti, ata që pësojnë djegie nga dielli. Një apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës në moshën adulte.

Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, i cili rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës. Një tjetër kategori janë edhe ata që kanë nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë të ndryshme të trupit. Të pasurit më shumë se 50 nishane të zakonshme në trup tregon një rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë.

Gjithashtu, edhe ekzistenca e nishaneve të pazakonta tregon për një tendencë ndaj mundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë. Po ashtu, me risk të lartë janë ata që kanë në familje një person që ka vuajtur apo vuan nga kjo sëmundje. Nëse një i afërm, prind, fëmijë apo vëlla ka pasur melanomë, individi ka një mundësi më të madhe për ta zhvilluar atë. Dhe së fundmi, ata me sistem imunitar të dobësuar. Në këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ata që i janë nënshtruar një transplanti.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top