Këshilla & Arsye

May 21, 2020 | 8:05

Melisa Shehu: Të vetmit njerëz normalë janë ata që ti nuk i njeh shumë mirë

”Të vetmit njerëz normalë janë ata që ti nuk i njeh shumë mirë” thotë Alfred Adler. Nisur nga kjo shprehje gjithçka që një individ duhet të kuptojë, është që askush nuk është normal, askush nuk është perfekt, dhe çdokush vuan nga një çrregullim ose fobi.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Gjithçka lidhet me një fëmijëri të pajetuar, me një rini të paplotësuar apo me probleme momentale. Traumat e hershme në fëmijëri kanë të bëjnë me eksperiencat traumatike që përballet fëmija në moshën 0-6 vjeç. Eksperiencat përfshijnë abuzime fizike, psikologjike apo seksuale. Dëmet janë të përjetshme, ndaj në moshë të rritur ato shfaqin çrregullime psikologjike. Rinia e pajetuar i referohet ëndrrave të parealizuara, jetës apo realitetit krejt ndryshe që individi do të dëshironte.
Të tilla dëshira të parealizuara shfaqen në një moment të dytë pas shumë vitesh, dhe ndonjëherë i konsiderojmë “jo normale” për moshën e individit. Të cilin fazat e jetës duhet t’a kishin çuan në tjetër personalitet, por jeta e pajetuar i ndalon kohën duke çuar në sjellje të pasura me çrregullime.
Gjithashtu duhen nënvizuar dhe problemet momentale, të cilat shfaqen në familje, në punë apo shoqëri. Si shkak i keqkuptimeve, gjendjes ekonomike apo mungesës së dashurise. Në takimet tona të para me dikë përballemi me një njeri të “lumtur” të”plotësuar” apo “pa çrregullime”. Por, në nënvetëdijen e tyre fshihet një fëmijë i palumtur, një i ri i paplotësuar, apo një individ me pengje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top