Mirëqenie

April 8, 2020 | 8:06

Mendimet pozitive forcojnë sistemin imunitar kundër viruseve

Ndërsa njerëzit në të gjithë globin përpiqen të gjejnë mënyra për t’u përballuar me koronavirusin e ri (COVID-19), instruktorja turke e teknikës kuantike, Anıl Sehirlioglu, nxit mendimin pozitiv si një mjet të fuqishëm kundër sëmundjes.

Sehirlioglu, tha se “në mes të pandemisë, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre mendor deri në atë masë siç mendojnë për ushqime dhe pije, sepse pakënaqësia është emocioni që dobëson më shumë sistemin imunitar”, tha Sehirlioglu.

“Tani për tani, të qenit emocionalisht i fortë dhe të qenit në paqe me veten tonë është ajo që duhet t’i kushtojmë më së shumti vëmendje”, shtoi ajo.

“Kjo është pikërisht koha e duhur për t’iu kthyer botës tonë të brendshme dhe për të forcuar hapësirën dhe emocionet tona personale. Lumturia, e qeshura dhe paqja kanë një efekt të thellë në sistemin tonë imunitar”, shtoi ajo.

“Mund të mos ndihemi ashtu tani, por duhet të pyesim sa kohë kemi ndjerë dhe përjetuar (këto ndjenja) para se të hasnim paraqitjen e koronavirusit në jetën tonë”, shtoi ajo.

“Sigurisht që ne kujdesemi për shëndetin tonë fizik, por shëndeti mendor gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në sistemin tonë imunitar. Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka mbjellë frikë dhe ankth në një shkallë të gjerë”, shtoi ajo.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top