Këshilla & Arsye

May 5, 2017 | 11:24

Mendo zgjidhjen jo problemin!

donkey-in-pit

Një ditë, gomari i një fshatari ra në një pus. E shkreta kafshë, për orë të tëra, bërtiti e ulëriti shumë, ndërkohë që i zoti vinte vërdallë e s’dinte ç’të bënte. Më në fund fashatari, duke menduar se gomari ishte plakur shumë e gati nuk vlente më, ndërsa pusi ishte kot se nuk kishte ujë, mori një vendim: ta mbushte pusin me dhe, duke e varrosur edhe gomarin në të. Për këtë u foli fqinjëve që ta ndihmonin. Që të gjithë ia nisën punës duke hedhur dhe me lopatë në pus. Gomari i lemerisur nisi të bërtasë e të ulërijë deri në kupë të qiellit. Pastaj, papritur, u qetësua. Fshatarët u habitën disi nga heshtja e gomarit, por vazhduan punën. Pas një kohe, zoti i gomarit ndali dhe, i habitur, po shikonte brenda pusit: gomari, qetësisht, e shkundëte dheun poshtë vetes dhe hipte mbi të, duke u ngjitur lart e më lart.

Kësisoj, ata hidhnin dhe gomari po dilte nga pusi…

Shumë shpejt, të gjithë, të çuditur, panë se si gomari mbërriti te gryka e pusit. Pastaj, me një kërcim, kaloi murin e ulët dhe ia mbathi trokthi tutje lëndinës.

Kështu kalon jeta, duke të hedhur lloj-lloj dherash përsipër… Puna është ta shkundësh atë dhe ta përdorësh për të dalë nga pusi. Për secilin nga ne problemi është se si të ngjitet një shkallë më lart. Kësisoj, do të dalim edhe nga gropa të thella, nëse nuk dorëzohemi.

Përdor dheun që të hedhin për të dalë lart!

Mendo zgjidhjen jo problemin!

(E solli në shqip Bajram Karabolli)/ Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top